"Albanian ICT Awards" - emocion dhe polemika
Mbrëmjen e kaluar datë 10 korrik, u zhvillua ndarja e çmimeve Albanian ICT Awards dhe erdhi për edicionin e 8-të këtë vit.

Mbrëmjen e kaluar datë 10 korrik, u zhvillua ndarja e çmimeve Albanian ICT Awards dhe erdhi për edicionin e 8-të këtë vit. Të gjitha kategoritë erdhen me projekte inovatore dhe risi. Ceremonia ishte e këndshmë, frymëzuese dhe shpresëdhenëse për të gjithë ata që punojnë në fushën e teknologjisë. Përveç vonesave të fillimit dhe mbarimit, ku orari zyrtar ishte 19:00 - 21:30 por nuk filloi deri ne 19:50 dhe mbaroi në 22:20, emocionet ishin të medha ndërsa shihje shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, patriotet e tu, që vleresohen, punojnë kaq fort dhe ia dalin. 

Ajo çfarë vihet re është rritja e numrit të femrave pjesëmarëse, ku kemi edhe një kategori të dedikuar, “Gruaja në ICT”. Për mua ishte shumë emocionuese të shihja femra me projekte dhe ide aq mbresëlënëse dhe inovatore, figura femrash që punojnë dhe nuk dorëzohen. Por, a është e nevojshme një kategori e dedikuar? Të gjitha kategoritë ishin të aksesueshme nga të gjithë, pa asnje dallim të asnjë lloji.  Ne flasim për barazi në oportunitete, jo barazi në përqindjen e fituesve femra apo meshkuj për kategori. 

Megjithëatë, nëse ky kategorizim shërbeu sado pak për të nxitur të gjithë femrat e talentuara në fushën e teknologjisë, atëherë po ia falim këtë herë ICT-së. 

“Ceremonia” e ndarjes së çmimeve pati disa të ftuar të cilët ndanë çmimet si Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, Greta Lekaj nga sponsori “Raiffeisen Bank Albania”, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman, Dr. Pëllumb Pipero e shumë të tjerë.

Vëmendje e madhe iu kushtua edhe projekteve për luftën ndaj Covid-19, me rriNshpi.com në Kosovë e cila ofron informacionë në kohë reale mbi virusin, rastet e fundit dhe disa këshilla. 

Highlight-i i mbrëmjes ishte fjalimi i Endri Bahja me “e-demic”, aplikacioni i identifikimit te rasteve për të ndihmuar autoritetet në izolimin e të infëktuarve, por duke ruajtur privatësinë. Gjatë fjalimit ai shpjegoi historinë e krijimit të këtij aplikacioni, prezantimin me Ministrinë e Shëndetsisë dhe se si “ky projekt u la në harresë pavarësisht premtimeve të bëra”, sipas fjalëve të Endrit. Një nga pikat kyçe ishtë fakti i nje produkti “Full Made in Albania” me shkencëtar shqiptarë nga Shqipëria dhe Diaspora. Grupi i “E-demic” ka marrë vendimin të dhurojë këtë aplikacion Ministrisë, por akoma nuk ka një përgjigje për këtë. 

Ndarja e çmimeve  ishte e ndare ne 7 kategori:

Inovacioni i vitit, Mobiliteti i vitit, Diploma e vitit, Ylli në ngritje i vitit, Gruaja në ICT, Shërbimi Publik më i mirë i vitit, Siguri Kibernetike.

Disa nga cmimet fituese mund te permendim:

 “Inovacioni i vitit” : Endri Dibra “Digital Human Avatars and AI from Smartphones for AR Body applications”.

“Ylli në ngritje i vitit”:  Venis Morina “Xcom”.

“Gruaja në ICT”: Diana Xhumari Ceo “Tegeria”- Fituese.

“Startup i vitit”: Geri Cupi “Monochain”- fitues

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations