Airbnb diskriminon!
Si Airbnb i përgjigjet pretendimeve për diskriminim...

Avokatia për të drejtat e njerëzve me aftësi së kufizuar, Haben Girma, e cila është e verbër dhe e shurdhër, rezervoi një apartament në Londër përmes Airbnb muajin e kaluar. Hosti anuloi rezervimin e saj pasi zbuloi se qeni i saj guidë do të bashkohej me të. 

Para anulimit, Girma dhe hosti, Kirk Truman, patën një shkëmbim të gjatë rreth një jave e gjysmë në të cilën Girma shpjegoi situatën e saj, si dhe edukoi hostin për politikën e mos diskriminimit të Airbnb që mbron si qenin e saj udhëzues, Aktin e Amerikanëve me Aftësi të Kufizuara dhe Aktin e Barazisë në Mbretërinë e Bashkuar.

 Truman anuloi rezervimin e Girma-s dhe e justifikoi anulimin duke thënë se në prona do të bëheshin disa rregullime gjatë qëndrimit të saj të planifikuar. Sidoqoftë, Girma thotë kur shoqja e saj u përpoq të rezervonte të njëjtat data në atë pronë pesë ditë më vonë, Truman pranoi rezervimin. 

Pas ankesës së Griman, kompania shprehu pendim dhe i tha Girmës që do të rishikonte situatën.

"Për arsye privatësie ne nuk mund të ndajmë atë që do të ndodhë pas rishikimit, por ne duam që ju të dini se ne jemi të përkushtuar të luftojmë diskriminimin dhe të sigurojmë që komuniteti Airbnb të jetë i hapur dhe i arritshëm për të gjithë," shprehet një përfaqësues i shërbimit të klientëve të Airbnb.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations