“Web Master 101” në UMB nga Tomi Kallanxhi
Si të zgjedhim dhe të blejme një domain; Si të zgjedhim dhe konfigurojmë një web server; DataBase;Front End dhe Back End Development si edhe SEO

Kush e njeh Tomi Kallanxhi, e di që kur vjen puna për të frymëzuar të rinjt ai nuk bën kompromis me asgjë, as me takime të rëndësishme në projekte ku ai është i përfshirë. Të rri e t'ju numërojë herët që "ma ka lënë seen" e kam shkuar në takim vetëm, sepse ai ka zgjedhur të mos shtyje një workshop me te rinj në Universitete të ndryshme do të duheshin shumë artikuj. 

Për Tomin rinia duhet të fokusohet vetëm në teknologji dhe derivatet e saj. Kjo është e vetmja e ardhme e ndritur, e për këtë jep në mënyrë të vazhdueshme kontributin e tij. 

Prandaj dje më 18 Nëntor, la cdo gjë kishte në dorë dhe shkoi tek Universiteti Marin Barleti zhvilloi Workshop me temë: “Web Master 101” bashkë me Esmeralda Kazia. Fokusi kryesor ishin trendet e reja të web design dhe web development, hapat e para për ta nisur atë. 

Në event u trajtuan: 

  • Si të zgjedhim dhe të blejme një domain;
  • Si të zgjedhim dhe konfigurojmë një web server;
  • DataBase;
  • Front End dhe Back End Development
  • si edhe SEO.

Aktiviteti u shoqërua me pjesëmarrje aktive të studentëve, të cilët shprehën vlerësime për tematikën dhe u njohën më nga afër me tendencat e fundit te web design dhe web development.

Me Tomin do të mund të shiheni e sigurt në Eventet e Teknologjisë që zhvillon Garazh dhe jo vetëm. 

Deri në eventin e rradhës që është më 4 Dhjetor, Workshop - Building a REST API using Node.js with Docker , mund ta dwgjoni në PodCast e tij

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations