OBJEKTIVAT E MI NE INSTAGRAM?
Hapi i parë, ai nga i cili varet e gjithë strategjia që do të krijosh është ky: duhet të kuptosh se kush je dhe cfarë realisht do.

Ja pikërisht, po e nisim nga themelet.  Hapi i parë, ai nga i cili varet e gjithë strategjia që do të krijosh është ky: duhet të kuptosh se kush je dhe cfarë realisht do. 

Nëse objektivi jot në jetë është të krehësh macen e do të arrish të gjithë ata që krehin macen si ty në gjithë planetin për tu bërë një pikë referimi për ta, pa lëvizur asnjëherë nga divani, Instagram mund të të ndihmojë. Njëlloj nëse të pëlqen që të udhëtosh dhe cdo para tënden e shpenzon për të vizituar nje shtet të ri, e gjithë shoqëria të pyet kur vjen puna tek udhëtimet, atëhere mund të përodrësh edhe ti instagramin për të arritur të gjithë traveler në botë. 

Je vajzë dhe të pëlqejnë makina? Ju ajo që je , e sigurt që është më interesant një vajzë spontane që flet për makina, sesa një vajzë e ngrirë që flet për make up. 

Je ti që duhet të vendosësh se kë do të arrish, pikërisht në bazë të asaj se cfarë je realisht (mos e gënje veten) në rrjetet sociale ajo që në të vërtet funksionon është e vërteta dhe jo fallcoja. 

Filtrat që zbehin rrudhat dhe konturet, mund të ndryshojnë përceptimin ë ke për imazhin tënd, por natyra jote e vërtet nuk është ajo, realia në fund do të mbizotërojë. Nëse je tip që ke qef të rrish në shtëpi me macen nuk mund të rezistosh gjatë në një jetë si aventurierë në natyrë të egër. E vlefshme është edhe e anasjellta. 

Të kuptosh se kush je në të vërtet dhe cilat janë objektivat e tu të komunikimit do të të ndihmojnë të krijosh një strategji e cila do të jetë e aftë ti japi vlerë pikave të tua të forta. Prandaj nise gjithnjë me ndershmëri dhe zgjidh si do të pozicionohesh në bazë të identitetit tënd. 

Ja të të jap një shembull: 

Një je një estetiste që do të bësh të njohur sallonin tënd, produktet që shet dhe teknologjinë anti celulit që ti përdorë, do të ishte totalisht e kot në poston foto dhe video për situatën politike dhe ekonomike në vend. Nuk ke informacionin e duhur, as profilin për të qënë e besueshme, por edhe nëse janë të besueshme informacionet që do të ndash, vështirë se do të ndihmojnë në atë që është objektivi jot. Pra të promovosh qëndrën tënde të estetikës. 

Hapi tjetër do të jetë të kuptosh se kush është publiku jot, domethënë cilët janë ata persona të cilave do tu interesonte mesazhi jot, të cilat janë të gatshme të blejnë produktin apo shërbimin tënd, duke të dhënë në këtë mënyrë mundësinë për të monetizuar strategjinë tënde të komunikimit në Insta: 

Shëmbull:

Nëse je një parukier për zonja atëhere dhe mesazhi jot do të duhet ti drejtohet zonjave. Nëse je i specializuar në prerje asimetrike, edhe pse gjithnjë e më tepër kemi edhe zonjat që bëjnë flokët lejla me sfumatura blu, ka më tepër propabilitet që klientët e tu të jenë të rinj. Pra identifikuam dy tipare, femra dhe të rinj, le të themi poshtë 50 vjec. 

Nëse Qendra juaj e Estetikës është në Vlorë, është shumë e rëdësishme që folloëers të jenë ata përsona që kanë mundësi ta aksesojnë lehtësisht, sepse një vajzë 20 vjecare nga Tirana, do ta ketë të vështirë të vij deri në Vlorë të bëj flokët tek ty. Përtej sa sa shumë të ndjek dhe i pëlqen puna jote. Me anë të Gjeolokacionit ti do të kesh mudnësinë të targetizosh ato femra që janë në 50 vjec dhe që janë në një rreze të caktuar nga pika ku ti ke estetikën tënde. 

Domenthë: Përpara se të startosh, në momentin që ke qartësuar cili je dhe se cfarë do të arrish nga Instagram, kërko edhe të kuptosh kujt do ti flasësh, kujt do ti kapësh vëmendjen. 

E përmbledhim: qartëso kush je, thekso objektivin tënd, gjej publikun dhe fillo të punosh, ( sepse po, nëse dëshiron që Instagram të të ndihmojë të njihesh dhe të bësh të njohur atë që bën, duhet të bëhesh gati të investosh kohë dhe para.)

OBJEKTIVAT E TU NË INSTAGRAM?

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations