views
KUJT DËSHIRON/DUHET TI FLASËSH?
Që një mesazh të funksionojë nuk mjafton të jetë sakt, qofte edhe gramatikisht, dmth ai duhet të jetë në gjëndje të zgjidhi detyrën për të cilin është krijuar, duhet të jetë edhe i mirë orientuar. Nëse ti psh, je një ekspert i nanoteknologjisë nuk do të jetë e mjaftueshme që ti të publikosh foto dhe video ku tregon zbulimin e fundit të sektorit, mbase duke zgjedhur edhe ti vendosësh pak buxhet sipër në mënyrë që ta promovosh për të arritur më tepër njerëz. Nëse nuk njeh fiks personat që do të ishin të interesuar rreth asaj që je duke ndarë gjithcka do të jetë e kot. Gjithcka që do të analizojmë është: Publikun tend.Sepse pa atë, pa ata që janë të gatshëm të të degjojnë, shikojnë dhe ndajnë kontentin që ti krijon, mesazhi jot humbet ‘gjithe magjinë e tij’. Mbase është me të vërtet e mrekullueshme ajo që ke thënë, edhe mënyra se si e ke thënë, por nëse ja thua personave të gabuar, është pothuajse (dhe them pothuajse sepse ekstremet asnjehere nuk funksionojnë, as në komunikim) njëlloj sikur të rrije i heshtur.
Comments
0 comment