views
Mbi 1 miliard përdorues në këtë platformë, 2 miliardë shkarkime ne rang global dhe një kohë mesatare qëndrimi për përdorues 52 minuta në ditë! Këto janë shifra me të vërtetë interesante dhe është TikTok ai që po ia bën për zili të gjithëve.
Tani është koha më e mirë për të investuar në përmbajtje vertikale të videos për markën tuaj, sepse është një media sociale që ka akoma shumë për tu zbuluar për kompanitë. Por tani le të shohim së bashku se cilat janë kompanitë e para që patën vizionin ta provojnë menjëherë këtë platformë duke marrë rezultate të jashtëzakonshme.
Pa u zgjatur më tej, këtu janë dhjetë markat që aktualisht po lulëzojnë në TikTok:
1. Elf Cosmetics
Elf Cosmetics ka bërë një punë shumë interesante deri më tani, në fakt ka krijuar një këngë për të bërë një fushatë virale që mund të përfshijë publikun.
Kënga, e cila merr frymëzim nga hiti i Kash Doll e 2018-ës "Ice Me Out" i titulluar "Eyes Lips Face" nga akronimi i markës, besohet të ketë qenë kënga e parë e realizuar tërësisht për një fushatë të TikTok.
Ekipi i marketingut u tregua shumë i aftë sepse arriti të përhapte fushatën përmes përdorimit të disa Inluencer-ve. Rezultatet ishin të mahnitshme me sfidën e hashtagut #eyeslipsface, ku numërimi aktual është mbi 5.2 milion shikime.
2. Guess
Guess është një markë që ka ditur të bëjë lëvizjet e duhura menjëherë dhe aktualisht ka publikuar dhjetë video në total. Tashmë krenohet me një profil prej 45 mijë Followers.
Është një ndër të paktat marka të modës që aktualisht po operojnë në këtë platformë, një hap mbrapa për konkurrentët, të cilët shumë shpejt do ta gjejnë veten duke ndjekur të njëjtën rrugë. Content-i i Guess u krijua përmes sfidës së hashtagut #InMyDenim e cila arriti në 46.4 milion shikime në pak kohë.
3. NBA
NBA ishte një nga markat e para që ishte e pranishme në TikTok, duke krijuar vazhdimisht përmbajtje të modës dhe duke mbledhur në pak kohë 5.5 milion e gjysmë ndjekës.
Padyshim që mund të thuhet se NBA është një nga markat më të mira të pranishme në platformë për momentin, për nga përmbajtja dhe origjinaliteti në një sektor sportiv.
4. Washington Post
Gazeta e parë që u shfaq në platformë, Washington Post po bën një punë të shkëlqyeshme. Shikoni profilin e tyre dhe vlerësoni vetë.
Përmbajtja e tyre është kryesisht video qesharake, tërheqëse dhe gjithëpërfshirëse. I vetmi dyshim që lind është nëse me të vërtetë është kjo strategjia më e sakta për një markë të rëndësishme komunikimi si kjo.
5. NFL
NFL sapo ka hapur kanalin e saj, duke publikuar video që janë në përputhje me audiencën e synuar, pra adhuruesit e sporteve. Kanali është jashtëzakonisht i ndërtuar mirë, duke llogaritur pothuajse 4 milion followers deri më tani. Këtu është profili me disa shembuj të videove të bëra.
6. HP
Profili i tyre nuk është asgjë e veçantë duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj kompanie.
Sidoqoftë, unë zgjodha ta vendosja në top 10-shen sepse këtë vit ata kanë qenë në gjendje të krijojnë një sfidë të quajtur #HPCoachellaDreamland e cila ka arritur sukses të madh.
Për ta arritur atë, ata kanë rekrutuar disa Influencer të shkëlqyer të TikTok për të referuar një OurFire, i cili i vetëm ka 5.3 milion fans. Në përgjithësi, videot e sfidës #HPCoachellaDreamland kanë mbi 182 milion shikime, mund t'i shikoni më poshtë.
7. Gymshark
Me 1.2 milion fan-sa, Gymshark ka qenë një protagonist për një kohë të gjatë me prodhimin e përmbajtjes së qëndrueshme dhe cilësore, dhe me një kombinim perfekt të videove gjatë seancave të stërvitjes, meme dhe video inspiruese.
Shikoni disa shembuj më poshtë, padyshim një markë që duhet ndjekur me shumë kujdes duke pasur parasysh llojin e synimit që është më e duhura për këtë platformë deri më sot.
8. Calvin Klein
Calvin Klein ka qenë i pranishëm në TikTok për rreth gjashtë muaj duke mburrur me rreth 28 video gjithsej të publikuara dhe 15.7 mijë ndjekës. Kjo markë po rritet ngadalë por në mënyrë të rregullut me një programim periodik dhe jo të rastësishëm të video-ve, përmbajtja nuk është shumë tërheqëse por trajton temën e saktë.
9. Vineyard Vines
Vineyard Vines ka katër muaj në TikTok dhe deri më tani ka publikuar gjithsej 28 video ku mblidhen 214.5 mijë ndjekës dhe rreth 15 milion shikime. E veçanta e kësaj marke është njohja shumë e fortë e markës së tyre të rikujtuar edhe brenda videos, super argëtuese, angazhuese dhe e trendeve te fundit.
10. Fortnite
Synimi i platformës është shpërblimi i këtij new entry, i cili brenda një kohe shumë të shkurtër ka mbledhur tashmë 1.5 milion ndjekës. Padyshim që vlen të përmendet është fushata e pabesueshme e lançimit e quajtur me #challenge "EmoteRoyaleContest", e cila është bërë një trend i vërtetë i vallëzimit në mesin e adhuruesve të lojërave, duke mbledhur numra marramendës që shkojnë deri në 532 milion shikime.
Comments
0 comment