views
Apple njoftoi sot një zgjerim të programit të tij të dizajnuar për të marrë më shumë studentëper te koduar. Kompania thotë se ka ridizajnuar kurrikulën "Të gjithë Mund Kodojme" duke u përqendruar tek pjesa si të prezantoje më shumë studentëve të shkollës fillore dhe të mesme me kodimin, ndërsa gjithashtu shtoi më shumë burime për mësuesit, një udhëzues të ri të studentëve dhe rifreskoi materialet e Klubit të Kodimit. Po shton gjithashtu mijëra seanca falas të kodimit në Apple Stores në Dhjetor, për të festuar Javën e Edukimit të Shkencave Kompjuterike.
Kurrikula e azhurnuar ka për qëllim ta bëjë kodifikimin më të arritshëm, shpjegon Apple, duke ofruar aktivitete që janë më të lidhura me jetën e përditshme të studentëve. Ai gjithashtu përfshin një udhëzues të ri për Swift Playgrounds, të quajtur Gjithkush Mund te Kodoje Lojëra, ku studentët mund të eksperimentojnë me koncepte dhe të zbatojnë cfare kane kuptuar gjatë 40 orëve të aktiviteteve.
Udhëzuesi vjen me një mësues si shoqerues , i cili përfshin zgjidhjet, strategjitë e vlerësimit, dhe më shumë. Gjithashtu kurrikula tani vjen e optimizuar për VoiceOver, përfshin video me titra dhe video në Gjuhën e Shenjave Amerikane.
Comments
0 comment