A ekziston një emoji “hajdut”? Ekspertët tregojnë të vërtetën
Aktualisht ka mbi 3300 emoji dhe duket se shumë përdorues hhjanë të bindur se një prej tyre është “hajdut”.

Nga fytyrat e buzëqeshura e deri tek ato të çuditshmet, emoji tashmë janë pjesë e bisedave të përditshme të shumë njerëzve.

Aktualisht ka mbi 3300 emoji në Konsorciumin Unicode dhe duket se shumë përdorues emoji janë të bindur se një prej tyre është një personazh “grabitës”.

Megjithatë ekspertët kanë konfirmuar se një emoji “grabitës” nuk ka ekzistuar kurrë dhe në vend të kësaj ndodh “Efekti Mandela”,  një fenomen në të cilin një grup i madh njerëzish besojnë se diçka ka ndodhur kur nuk ka ndodhur.

Një përdorues i Twitter bëri shaka me një foto të emoji-t të supozuar të hajdutit dhe e shpërndau atë në Tëitter këtë javë, duke shkruar: "Betohem se ky emoji ekzistonte".

Disa përdorues u përgjigjën, duke rënë dakord se ata patjetër do të kishin parë emoji më parë.

Një përdorues tha: “A e imagjinonim ne të gjithë kolektivisht ekzistencën e këtij emoji?!

Emojipedia ka konfirmuar se emoji “grabitës” nuk ka ekzistuar kurrë.  Fenomeni ndodh kur disa njerëz kujtojnë diçka gabimisht, por kujtimi i tyre bëhet versioni i pranuar.

Fiona Broome, një 'konsulente paranormale' e vetëidentifikuar, u bind se Nelson Mandela kishte vdekur në burgun Robben Island në vitet 1980, kur në fakt ai vdiq në vitin 2013 në shtëpinë e tij në Houghton.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations