Rënia e WhatsApp i kushtoi 40,000 euro CEO-s  së TIM
WhatsApp sjell përplasje tek operatorët telefonik!

Rënia e WhatsApp i kushtoi 40,000 euro CEO-s së TIM

Kompanitë e telefonisë prej kohësh kërkojnë nga OTT-të, të ashtuquajturat Over-The-Top që të marrin pjesë në investime për forcimin e rrjeteve se nga ku e marrin pasurinë. OTT-të, janë shërbime të ndryshme teknologjike, si; Google, Facebook, Apple, Netflix e shumë të tjera që ofrojnë shërbime online, duke përcjellë përmbajtje, informacione përmes një rrjeti në të cilin nuk investojnë, por fitojnë.

Rënia e WhatsApp pak ditë më parë ka bërë që të ketë një përplasje, mes operatorëve të telefonisë dhe OTT që deri më tani nuk ishte marrë parasysh.

Lidhur me këtë ka reaguar në LinkedIn, CEO aktual i TIM, Pietro Labriola, ku shkruan: "Më 25 tetor pati 3 orë ndërprerje të #Whatsapp-it në mbarë botën. Kujt iu drejtuan të gjithë ata që pretenduan dëmtimin? Ne në TIM, që ofrojmë shërbime të telekomunikacionit, sigurisht! Dua t'u kërkoj falje personalisht të gjithë atyre që nuk i kemi ndihmuar dhe të cilëve nuk kemi mundur t'u japim informacion. Megjithatë, kjo është edhe një mundësi për të shpjeguar se çfarë ndodh në këto raste. Në vetëm 3 orë, qendra e thirrjeve të TIM mori 310% më shumë telefonata se mesatarja:në 3 orë 65,000 klientë na kontaktuan sepse menduan se mund t'i ndihmonim të zgjidhnin problemin dhe t'u jepnim informacion në kohë. Fatkeqësisht jo vetëm që nuk mund të garantojmë vazhdimësinë e shërbimeve dixhitale të #OTT-ve që shfrytëzojnë infrastrukturat tona, por as atyre nuk u kërkohet të na japin informacion në kohë për ndërprerjen dhe për kohët e parashikuara për rivendosjen e shërbimit, në mënyrë që të t'i vëmë ato në dispozicion të klientëve tanë. Paradoksi është se në ato 3 orë TIM ka bërë të gjitha kostot e informacionit, pa sjellë ndonjë përfitim për klientët tanë. Ky paradoks nxjerr në pah një aspekt të rëndësishëm ekonomik: Një Operator si TIM, 3 orë të këtij informacioni për klientin i kushtojnë rreth 40,000 euro. OTT-të nuk kanë asnjë detyrim, prandaj nuk përballojnë asnjë kosto dhe anulojnë efektin e ndërprerjes tek operatorët e telekomunikacionit. A ka qenë ky një rast i izoluar? Jo, siç e tregon sondazhi vjetor i Mediobanca për TLC-në, është vetëm një nga rrethanat e shumta që e bëjnë konkrete dhe të prekshme nevojën e ripërcaktimit të rregullave të lojës në sektorin tonë dhe në Itali në veçanti”-përfundoi CEO aktual i TIM, Pietro Labriola.

Postimi i tij shkaktoi një lumë komentesh që nga përdoruesit e TIM e deri tek ata që theksojnë se do të kishte mjaftuar vendosja e një mesazhi automatik që synon klientët që bëjnë thirrje për ndihmë për të ulur ndikimin ekonomik në minimum. Të tjerë ende shtojnë se WhatsApp-it nuk do t'i kushtonte asgjë për të futur disa informacione në aplikacion për statusin e serverëve të tij.

Që prej rënies së WhatsApp atë që dimë tashmë është se sa mund t'i kushtojë një operatori për të përballuar një rënie të një shërbimi që nuk është i tij.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations