Elon Musk: 8 dollarë në muaj për ata që duan të verifikohen si “abonentë blu” në Twitter
Abonentët blu do të shohin gjithashtu dukshëm më pak reklama në Twitter, sipas Musk.

Elon Musk: 8 dollarë në muaj për ata që duan të verifikohen si “abonentë blu” në Twitter

Miliarderi Elon Musk i cili aktualisht është dhe CEO i Twitter nuk po ndalet përsa i përket rregullave të reja. Pas reduktimit të stafit, rinovimit të plotë të programit të verifikimit të llogarisë ai në mënyrë zyratre ka theksuar se: “Procesi i “fitimit” të një “abonimi blu”, si dhe të disa përfitimeve të tjera do të vijë kundrejt një pagese prej 8 dollarësh në muaj”

 Planet e Musk për të tarifuar për verifikimin e llogarisë përmes abonimit në “Twitter Blue” u zbuluan për herë të parë nga një raport të hënën. Megjithatë, raporti pretendonte se do t'u kushtonte përdoruesve 20 dollarë në muaj. Në një postim të ri në llogarinë e tij personale, CEO i ri i Twitter konfirmoi se verifikimi dhe përfitimet e tjera të “Twitter Blue” do të kushtojnë 8 dollarë në muaj.

Programi i verifikimit të Twitter aktualisht është i kufizuar për njerëzit publikë si të famshëm, krijues, gazetarë dhe politikanë. Megjithatë, Musk ka qenë gjithmonë kundër kësaj ideje, pasi beson se të gjithë përdoruesit duhet të jenë në gjendje të verifikojnë llogaritë e tyre si të ligjshme.

Po në të njëjtin postim në Twitter, Musk kritikoi programin aktual duke e quajtur atë një "sistem të prapambetur".

Ai gjithashtu zbuloi se përveç shenjës blu, abonentët e “Twitter Blue” do të kenë gjithashtu përparësi në përgjigje dhe kërkime për të "mposhtur spam", si dhe aftësinë për të postuar video dhe audio të gjata. Abonentët blu do të shohin gjithashtu dukshëm më pak reklama në Twitter, sipas Musk.

Një nga shqetësimet në lidhje me ndryshimin në programin e verifikimit të Twitter është se abonimi Blu është i disponueshëm vetëm në disa vende. Ndërsa Musk nuk dha detaje rreth zgjerimit të tij në më shumë rajone, ai konfirmoi se çmimi do të rregullohet proporcionalisht sipas vendit për të siguruar "barazinë e fuqisë blerëse".

Përsa i përket ndryshimeve të abonimit në Twitter Blue, është ende e paqartë se kur do të vihen në dispozicion të publikut.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations