Nuk ka më Instagram nëse nuk tregoni vërtetim për moshën

Instagrami masa të reja për të mbrojtur të miturit

Përhapja masive e rrjeteve sociale ka sjellë me vete dhe problem të ndryshme.

Nga data 7 Nëntor kanë hyrë në fuqi rregulla të reja përsa i përket hapjes së një llogarie në Instagram. Çdokush që përpiqet të ndryshojë ditëlindjen duke e kaluar kufirin nga nën në mbi 18 vjeç  do i duhet të verifikojnë moshën nëpërmjet kartës së identitetit ose një videoje “selfie”. Teknologjia e pavarur e verifikimit të moshës do të japë përgjigjen përfundimtare.

Ky rregull hyn në fuqi për të gjithë përdoruesit e Instagramit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë, të cilëve  do iu shfaqen mjetet e reja të vërtetimit të moshës në platformë, të cilat bëjnë pjesë në planin e masave për mbrojtjen e të miturve. Instagram është shprehur se kjo do të përshtasë përvojën në aplikacion të përdoruesit me moshën e tij.

Lidhur me këtë masë, Instagrami i cili përdoret masivisht nga miliona njerëz është duke bashkëpunuar me teknologjinë Yoti. Kompanitë kanë theksuar se nuk ndahen detaje të llogarisë së përdoruesit, pra shërbimi për identifikimin e fytyrës nuk funksionon, sepse imazhi fshihet menjëherë nga kompania sapo përfundon vlerësimi i ti. Mënyra më e mirë sipas tyre është vërtetimi i moshës ose një video selfie.

Aktivistët e sigurisë në internet kanë kërkuar prej kohësh që teknologjia e verifikimit të moshës të bëhet e detyrueshme në internet për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e papërshtatshme dhe potencialisht të dëmshme.

Tara Hopkins, drejtoresha e politikave publike në Instagram, tha: "Ne duam që të gjithë ta përjetojnë Instagramin në një mënyrë që është e përshtatshme për moshën e tyre, që do të thotë se ne duhet të dimë sa vjeç janë - dhe kjo është një sfidë në të gjithë industrinë tonë. “Kjo është arsyeja pse ky njoftimi është një hap kaq i rëndësishëm dhe pse ne jemi veçanërisht të entuziazmuar që po punojmë me Yoti, të cilët po udhëheqin rrugën në ndërtimin e teknologjisë efektive për të verifikuar moshën, duke vënë në plan të parë privatësinë.