Qualcomm po përditëson markën e Snapdragon për të thjeshtuar emrat e çipave të tij

Lamtumirë marka 3-shifrore e Snapdragon!

Qualcomm ka njoftuar disa ndryshime kryesore në mënyrën se si i markon çipat e tij Snapdragon, duke përfshirë një zhvendosje nga sistemi i numrave treshifrorë që ka përdorur për të bërë dallimin midis produkteve të tij prej vitesh. Lajmi vjen përpara debutimit të pritshëm të çipit të gjeneratës së ardhshme të kompanisë në Samitin e Teknologjisë Snapdragon më 30 nëntor.

Si fillim, Snapdragon tani do të ekzistojë si një markë e pavarur, e ndarë nga marka "Qualcomm" . Është një drejtim në të cilin kompania ka filluar të lëvizë në fillim të këtij viti (Psh: Snapdragon 888 Plus,  i mungonte veçanërisht fjala "Qualcomm").

Problemi qëndron që përveçse është pak zhargonike dhe konfuze për të mbajtur gjurmët, Qualcomm  po i mbaron numrat në skemën e emërtimit. 

Megjithatë, në vazhdim, Qualcomm thotë se do të zhvendoset në "një numër njëshifror serie dhe gjenerimi, duke u përafruar me kategoritë e tjera të produkteve", duke filluar me njoftimin e ardhshëm të flagships të serive 8 (i cili më parë pritej të të quhet Snapdragon 898, bazuar në modelin e vjetër të Qualcomm).