Parasja për të apasionuarit pas video-lojrave, Kombinimi i fuqishëm që i duhet gjithëkujt

Nëse më parë televizori ka qenë thjesht një pajisje e madhe, i cili qëndronte si një gjigant i heshtur në krye të dhomës së ndenjjes, tani gjërat kanë ndryshuar. Në kohët e arta të këtij mediumi (që tani nuk na duken dhe aq të arta) ky medium i ri rreth viteve '60 shërbente vetëm si përcjellës informacioni dhe nuk ofronte asnjë lloj ndërveprimi tjetër.

Tani përmes ekranit të televizorit mund të bëjmë shumë më shumë dhe është lideri i industrisë së elektroshtëpiakeve e jo vetëm, Samsung Electronics, ai që ka ndryshuar 'lojën'. Modelet Neo QLEDdhelinja OLED janë padyshim një central i fuqishëm, që jo vetëm do ndryshojnë mënyrën sesi ne shohim televizor, por edhe funksionet e këtij të fundit. Kjo linjë e televizorëve përmban produkte të avancuara, ku fokusi vihet tek përmirësimi i përvojës së përdoruesit, falë teknologjisë së integruar. Samsung ofron teknologjitë më të fundit, të cilat synojnë të ofrojnë komoditet te konsumatorët, duke përmirësuar jetën e tyre falë opsioneve si lidhje në çast, lidhje automatike, siguri e jo vetëm. 

Televizorët Neo QLED 8K janë krijuar për të sjellë përvojën premium të ekranit të madh. 

Procesori Neural Quantum 8K, përvoja më e mirë 8K e Samsung e fuqizuar nga inteligjenca artificiale,  ka 64 rrjete të pavarura të inteligjencës artificiale, ku secili prej tyre analizon karakteristikat e përmbajtjes dhe cilësinë e figurës. Kjo gjë shton akoma dhe më shumë thellësi dhe mprehtësi në imazh. Për më tepër, Quantum Matrix Technology Pro mundëson veçori të tilla si Adaptive Light Control dhe Real Depth Enhancer Pro që ofron imazh të gjallë 3D. Gjithashtu, teknologjia Quantum HDR 64x kap detajet më të vogla në zona si të ndriçuara ashtu edhe të errëta për të shfaqur cilësi të vërtetë figure HDR 10+ pikërisht siç e kishte parashikuar realizatori i filmit, dokumentarit që shihni apo lojës suaj të preferuar.

 

Linja OLED më e fundit vjen me teknologjinë Quantum Dot. Ky OLED unik, ndryshe nga OLED tradicional, ofron të zezë të errët të pakrahasueshme, të bardhë të pastër dhe nuanca të plota të ngjyrave të gjalla.Procesori Neural Quantum 4K i kësaj linje ruan pikat e forta thelbësore të teknologjisë OLED, duke përmirësuar shkëlqimin, ngjyrat, kontrastet dhe duke ofruar detaje të pakrahasueshme. Teknologjia 4K AI Upscaling e kompletuar nga 20 rrjete algoritmesh ju siguron të përjetoni fuqinë e 4K. Modelet e reja OLED kanë marë një çmim nga Revista FëD, e cila veçoi faktin se televizori Samsung OLED dhe teknologjia e tij QD-OLED ofrojnë shkëlqim më të madh dhe ngjyra më të pasura se gjenerata e fundit e OLED. Gjithashtu, për herë të parë në një televizor OLED, OLED-të e Samsung vijnë me certifikatën FreeSync Premium Pro të AMD për përvojën më të fundit të gaming. 

 

E nëse ju jeni personi që kërkoni gjithmonë e më shumë, atëherë me projektorin e ri Freestyle Gen 2 të Samsung, ju mund të shtriheni në shpinë dhe të kënaqeni me filmin, lojën tuaj të preferuar të projektuar në tavan apo nga çdo sipërfaqe, duke mos patur limitet e një "kutie" televizori sado të jenë përmasat e këtij të fundit. Gen2 është pasardhësi i projektorit origjinal Freestyle të Samsung i ekspozuar në CES 2022 dhe vjen me më shumë memorie, duke bërë të mundur lidhjen me Qendrën e Lojërave të Samsung, e cila është falas. Veç filmave, tanimë mund të luani dhe lojën tuaj të preferuar, duke parë çdo detaj disa herë të zmadhuar. Freestyle Gen 2 projekton një ekran me rezolucion 1080p nga 30-100 inç në çdo mur, madje edhe brenda një tende. Kur themi që ku projektor shndërron çdo hapësirë në kinema, vërtetë nënkuptojmë çdo hapësirë. Por kur vjen koha për t’u argëtuar, edhe modelet e televizorëve OLED dhe NeoQLED, ofrojnë një sërë veçorish të dedikuara për t'i bërë këto pajisje edhe më të përsosura për lojëra. Deri më tani, të gjithë jemi shumë të vetëdijshëm se teknologjia e Samsung është shumë miqësore për lojtarët. 

Portofoli i gjerë i ofertave të Samsung i ndihmon përdoruesit të krijojnë përvojat e tyre të përshtatura me pajisjet që përdorin çdo ditë, me teknologji më intuitive se kurrë më parë. Samsung bën gjithnjë hapa përparues për të thjeshtuar jetën e përditshme të konsumatorëve me integrimin e pandërprerë të shumë pajisjeve në të gjithë ekosistemin e tij, përmes platformës inteligjente të shtëpisë SmartThings. Falë opsioneve të shumta Smart TV ju mund të punoni, luani dhe argëtoheni nga rehatia e shtëpisë tuaj përmes ekranit të televizorit tuaj. 

Samsung Electronics liderët në industri kujdesen që çdo herë të ofrojnë përvoja unike për çdo përdorues dhe këto dy pjisje të pakrahasueshme zhbllokojnë një potencial të panjohur më parë.