Inxhinieri i softuerëve vendos 3500 dollarë Apple Vision Pro në dasmën e tij, nusja nevrikoset!

Një martesë në San Francisko mori një kthesë të papritur kur dhëndri vendodi një Apple Vision Pro prej 3500 dollarësh gjatë fotove dhe ceremonisë. Cambree, nusja e tij dukej më pak se e kënaqur në një foto të postuar në X, ndërsa Jacob një inxhinier softuerësh i buzëqeshi kamerës me fytyrën e mbuluar pjesërisht nga Apple Vision Pro dhe gishtat e mbërthyer në ajër.

Foto u postua vetëm dy javë pas publikimit të Vision Pro, i cili ka parë një rënie të shitjeve së fundmi, me një për qind të blerësve që e kthejnë pajisjen. Nusja iu lut burrit të saj të ardhshëm që të linte në makinë gjatë ditës së tyre të madhe, por burri i saj i ardhshëm i “injoroi” dëshirat e saj dhe gjithsesi i vendosi ato.

“Nuk i kam vendosur në ceremoni për respekt ndaj Zotit dhe gruas sime”, tha Jacob. Por pasi dolëm nga ceremonia po bënim foto me shoqërueset e nuses, dhëndrit dhe vetëm me shaka, thashë: “Hej, unë kam Apple Vision Pro në çantën time”.

Jacob Wright, 24 vjeç, punon në një startup të inteligjencës artificiale, Runpod dhe tha se nxitoi të blinte Vision Pro dy ditë pas prezantimit të tyr, diçka që shqetëson gruan e tij të re.

Jacob e pyeti Cambree-n dy ose tre herë nëse mund t’i vendoste Vision Pro dhe megjithëse ajo i tha atij 'jo' në mënyrë të përsëritur ai  përdori pasi u shpreh se në  këtë mënyrë do memorizojë kujtime për t’ua treguar fëmijëve vite më vonë.

Vision Pro i Apple u ngrit menjëherë edhe para daljes zyrtare, duke shitur nga afërsisht 200,000 kufjet e tij brenda disa orësh pas hapjes së porosive paraprake për produktin. Por brenda një jave nga lëshimi i paisjes, përdoruesit e Vision Pro thanë se u mahnitën nga shikuesit teksa i mbanin ato gjatë ecjes dhe në transportin e qytetit.

Një person madje u tërhoq dhe mori një gjobë për vendosjen e Vision Pro ndërsa drejtonte modelin e tij Tesla Y në modalitetin autopilot.

Vision Pro i Apple i lejon përdoruesit të bashkojnë botën e tyre reale me realitetin virtual, duke përdorur sytë, zërin dhe duart e tyre. Pajisja i lejon përdoruesit të shikojnë filma në një ekran të madh të projektuar, ndërsa gjithashtu i lejon përdoruesit të shikojnë njëkohësisht mjedisin e tyre.

Pajisja ju lejon gjithashtu të punoni në kompjuterin tuaj, pa nevojë për monitor dhe mund të bëni video dhe foto, gjë që i lejon përdoruesit të zhyten sërish në momentin vite më vonë.

Ai mbështet një milion aplikacione nga iOS dhe iPadOS për të luajtur lojëra dhe për të transmetuar filma. Drejtori i Përgjithshëm i Apple, Tim Cook tha se 'Vision Pro është pajisja më e avancuar e elektronikës konsumatore e krijuar ndonjëherë.

'Ndërfaqja e tij revolucionare dhe magjike e përdoruesit do të ripërcaktojë mënyrën se si ne lidhemi, krijojmë dhe eksplorojmë.' Çmimi i Vision Pro fillon nga 3,500 dollarë për hapësirën bazë 256 GB, por shkon deri në 3,699 dollarë për 512 GB memorie.

Nëse konsumatori dëshiron të rrisë më tej hapësirën ruajtëse në 1 TB, çmimi rritet në 3,899 dollarë, me një shtesë prej 99 dollarësh për hyrjet optike.