Shitja u zhvillua gjatë javës që shkoi, konkretisht të mërkurën dhe të enjten, treguan dosjet. Javën e kaluar, Amazon tha se Bezos do të shiste deri në 50 milionë aksione të firmës.
Plani i shitjes i cili është subjekt i disa kushteve, u miratua më 8 nëntor 2023 dhe do të përfundonte deri më 31 janar 2025, sipas raportit të fundit vjetor të kompanisë.
Bezos i cili dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i kompanisë dhe mori detyrën si kryetar ekzekutiv në vitin 2021, themeloi Amazon si një shitës librash në 1994.
Ai është aktualisht personi i dytë më i pasur në botë me një pasuri neto prej 200 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg Billionaires Index.