YouTube gjithashtu do t'u japë krijuesve një mënyrë më të mirë të kuptuarit të asaj që funksionon dhe çfarë nuk funksionon për videot e tyre.
Metrika e re e fitimit të parave quhet Revenue per mille (RPM) dhe tregon se sa fiton një krijues për 1000 shikime. Në thelb krahason të ardhurat totale të krijuesit kundër views të tyre. RPM merr parasysh të gjitha të ardhurat e raportuara në YouTube Analytics. Këto përfshijnë reklama, YouTube Premium, Channel Memberships, Super Chat dhe Super Stickers. Pastaj shumëzon të ardhurat totale me 1.000 dhe pastaj i ndan ato me total views në të njëjtën periudhë.
YouTube në postimin e tij në blog nënvizon rëndësinë e RPM si "matja më holistike e normës së përgjithshme me të cilën fitoni para në YouTube". Krijuesit gjithashtu mund të rishikojnë dhe vlerësojnë rregullisht RPM-në e tyre për të marrë një ide më të mirë se ku duhet të përmirësohen saktësisht.
YouTube deri më tani ka ofruar CPM (cost per mille) e cila vetëm tregonte sasinë mesatare të parave qe reklamuesit paguanin për reklama në videot e tyre, dhe jo ato që fitojnë realisht. Ky parametër tregon të ardhura nga reklama dhe pamje që janë përfituar.
Sidoqoftë, krijuesit duhet të kenë parasysh që RPM do të jetë më e ulët se CPM pasi llogarit të ardhurat pas zbritjes së pjesës që i takon YouTube. Por nuk do të ketë ndonjë ndryshim në shumën totale të të ardhurave. Krijuesit e YouTube mund të fillojnë të përdorin RPM tani dhe të zbulojnë më shumë detaje se si fitojnë saktësisht para në platformë.