Çfarë kanë kërkuar shqiptarët në Google gjatë 2023, eksperti: Në krye janë Luiz Ejlli dhe ChatGPT

Si çdo fundvit jemi kurioz të mësojmë se çfarë kërkohet më shumë në motorrin e kërkimit Google përgjatë 12 muajve të vitit. Lidhur me këtë eksperti i teknologjisë Tomi Kallanaxhi ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit Wake Up në Top Channel ku ka treguar me detaje fjalët kyçe më të kërkuara nga shqiptarët për 2023-in.

“Në krye ose pjesë e “Top 5” janë Luiz Ejlli dhe ChatGPT. ChatGPT është në shifra shumë të larta, është në vend të parë në totalin vjetor që nga 1 janari deri sot që flasim. Dhe kjo është një gjë pozitive që njerëzit kërkojnë ChatGPT, që është një gjë trending globale, që duan të mësojnë më shumë, si të përdorin të renë”.

Nga ana tjetër reality show më i përfolur Big Brother Vip vijon të jetë kuriozojnë gjithnjë e më shumë publikun. 

Sipas ekspertit të teknologjisë Kallanxhi “Big Brother VIP 3” pikun e ka nisur që më 26 nëntor. Që nga ajo datë e deri me 19 dhjetor, gati 81% e përdoruesve që kanë naviguar online kanë kërkuar të paktën një herë për “Big Brother VIP”. 

Nga ana tjetër përveç këtij reality show kërkimet në Google nga shqiptarët janë nga më të ndryshmet, pasi ata janë kuriozuar për të mësuar më shumë mbi vendet më të preferuara për të udhëtuar, mbi kërkimet në aspektin shëdetësor si dhe trendi më i fundit ka të bëjë pikërisht me blerjen e monedhës koreane që të kenë mundësi për të sjellë makina në tregun shqiptar.