Apple ditën e djeshme, në Konferencën Botërore të Zhvilluesve, WWDC 2020 njoftoi për lançimin e iOS 14 me një design e ri të home-screen dhe widgets të reja.
Duke filluar me Siri-in me aftësi të reja, përfshirë një aplikacion të ngjashëm me Google Translate për përkthime live të bisedave ku do të jetë e mundur të suportojë deri në 11 gjuhë. Mesazhet, gjithashtu, marrin përditësime të reja si aftësinë për të pin messages, përmirësime në bisedat në grup dhe më shumë personalizime për Memoji.
Maps kanë gjithashtu disa opsione të reja, siç janë navigimi për biçikletat për më shumë qytete, siç përmendëm dhe te artikulli për të rejat e Maps. CarPaly "rishikon çelësat e makinave. " Tani ata janë virtualë dhe mund t’i shpërndash! App Clips vijnë në App Store me akses të shpejtë në app-et dhe link-et e reja nga Safari.
Duke marrë një veçori nga iPad dhe Android. Apple sjell picture-in-picture me përditësimin e ri në iOS 14, i cili do të japi mundësinë që të shikoni thumbnail-in e vidoes që zhvendoset me lëvizje qarkulluese në ekran teksa ju kaloni në home-screen apo nga një app në tjetrin.
Për “Smart Home”, aplikacioni Home ofron ndriçim adaptiv, aftësinë për të përcaktuar zonat e aktivitetit për kamerat, face recognition që nga zilja e derës nëpër të gjitha pajisjet.