Së bashku, drejt një bote të re

Shumë gjëra do të ndryshojnë në botën e së nesërmes, pra në atë post-pandemike. Njerëz që përjetuan shumë momentë pasigurie, ndryshime të rutinës. Kjo është një mundësi e dytë për të rilindur, për tu përshtatur. Të shikojmë të ardhmen në një mënyrë futuriste, duke kapur menjëherë lindjen e tendencave të reja.

Ne mund të rendisim disa nga tendencat:

Rritet kërkesa për përmbajtje: duke qënë të mësuar me një jetë dinamike, pas izolimit mësuam t’i përkushtohemi më shumë vetes dhe interesave personalë. Kjo ka bërë që të të duam gjithmonë e më shumë përmbajtje të zgjedhur.

Rriten abonimet e shërbimeve online: tani që do kënë më shumë kohë, njërezit do të priren gjithmone e më shumë që të abonohen onlinë për të lexuar libra, për të parë filma apo për të dëgjuar podcast.

Do të bien barrierat e “cilësisë”: në kohët që po jetojmë njerëzit nuk po i kushtojnë më rëndësi përmbajtjës së sofistikuar por duan të fokusohen më shumë në thelbin e mesazhit dhe në vlerën e tij. 

Në këto kohë emergjence i kërkohet bizneseve që të përqafojnë transformimin dixhital. Kjo mund të arrihet duke përshtatur stafin më kërkesën e vazhdueshme për evente virtuale, duke ofruar trajnime dhe aftësime. 

Megjithëate, këshillojmë që të mos bini pre e manisë që versioni dixhital të jetë vetëm në funksion të atij fizik. Por të përshtasni përmbajtjen dhe ta konsideroni si pikë avantazhi edhe per afatgjatë.