Edhe kur të gjithë mendonim që bota e aplikacioneve ishte e dominuar nga TikTok, ja që vjen një tjetër aplikacion për short form video. E realizuar githashtu në Kinë, quhet Zynn dhe mesa duket po çan rradhët e klasifikimeve të aplikacioneve në USA.
Imazhet, stili dhe layout janë shumë të ngjashme me ato të TikTok-ut. Diferenca qëndron në mundësitë e app-it për të fituar çmime ndërsa shikojnë video në Zynn dhe duke ftuar miqtë që të bëhën pjesë e app-it.
Çmimet mund të përdoren për të blerë artikuj në app, ndër të cilat një shumëllojshmëri kuponash dhuratë për App Store, ëalmart, Amazon e të tjera. Fondet jane gjithashtu të transferueshme nëpërmjet PayPal.