Është zyrtare: Videocall me 8 persona në WhatsApp
Shume prej jush ndoshta e dine dhe e kane provuar po per pjesën tjetër e dinit që tashmë mund të bënit videocall deri në 8 persona në WhatsApp?
Duke parë kohën që kalojnë përdoruesit në aplikacion, dhe largësinë me njerëzit e dashur, WhatsApp mendoi që t’i jepte web-it një mjet tjetër për të qëndruar të lidhur, duke sjellë kufirin videocall nga 4 në 8 persona.
Donation sticker per mediat social
Instagram vazhdon të punojë për të ndihmuar bizneset në vështirësi për shkak të ndikimit të Covid-19 te njerëzit dhe ekonomia. Për këtë arsye, përveç masave të prezantuara tashmë ditëve të fundit, ka lançuar një veçori të re që ju lejon të mblidhni fonde gjatë Instagramit Live.
Kjo platformë siguron që 100% e parave të mbledhura do të shkojnë për kauzën. Për të shkuar live, thjesht zgjidhni opsionin "Fundraiser". Gjatë live-it ju mund të monitoroni, përveç pamjeve, numrin e njerëzve që dhurojnë për kauzën tuaj. Dhe, nga ana e përdoruesit, pasi të bëhet donacioni, ata do të jenë në gjendje të përdorin sticker-in "Unë dhurova" në story. Të njëjtën gjë ka aplikuar dhe TikTok.
Ti që po kërkon punë duhet të lexosh këtë.
Një tjetër risi vjen me lajmin e ardhjes së fonts të reja në Instagram Story dhe të një opsioni të ri në LinkedIn, i projektuar për të ndihmuar rekrutuesit dhe njerëzit që kërkojnë punë. Kandidatëve të mundshëm do t'u jepet mundësia për t'iu përgjigjur pyetjeve nga rekrutuesit nëpërmjet videos.
Një mënyrë kjo për të testuar aftësitë ekomunikimit dhe prezantimit. Por duke qenë se jo të gjithë ndihen rehat para një videokamere, zgjedhja nëse do të përdorë ose jo këtë mënyrë do të jetë në dorën e përdoruesit.
Nga ana tjetër, përdoruesit e LinkedIn mund të regjistrojnë një video ndërsa u përgjigjen pyetjeve të përgjithshme, ato që zakonisht ju pyesin gjatë intervistave të punës, dhe më pas mund të kërkojnë një feedback nga LinkedIn.