Ky studim tregon se roboti i inteligjencës artificiale së ChatGPT ka një mënyrë më të mirë për të trajtuar pacientët sesa mjekët e vërtetë. Nga studimi u gjykua se roboti u jepte përgjigje cilësore dhe më empatike pyetjeve shëndetësore të botës reale në 79 për qind të rasteve. Dr Aaron Goodman, nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, tha: “Nuk e kam imagjinuar kurrë ta them këtë, por ChatGPT është një recetë që do të doja t’i jepja në kutinë time hyrëse. Mjeti do të transformojë mënyrën se si unë i mbështes pacientët e mi.”
Tre profesionistëve të licencuar të kujdesit shëndetësor iu kërkua të vlerësonin përgjigjet pa e ditur se kush i dha ato dhe 79 për qind e përgjigjeve të tyre të preferuara erdhën nga chatbot. Por Prof Anthony Cohn, i Universitetit të Leeds, tha: “Duke pasur parasysh prirjen e ChatGPT për të shpikur ‘fakte’ dhe për të halucinuar, do të ishte e rrezikshme të mbështetesh në çdo informacion faktik të dhënë.”
Kujtojmë se ChatGPT u lançua vitin e kaluar nga OpenAI i cili përdor një nga modelet më të sofistikuara të gjuhëve të zhvilluara ndonjëherë.