Ky model inovativ sjell një balancë të shkëlqyer mes fuqisë thithëse dhe peshës së lehtë, duke përdorur teknologji të avancuar me inteligjencë artificiale për një përvojë pastrimi më efikase dhe të personalizuar.
Pastrimi i fuqishëm në një trup ultra të lehtë
Me peshë vetëm 1.45 kg, Bespoke AI Jet Lite është23% më i lehtë se paraardhësi i tij, duke e bërë të lehtë përdorimin për pastrimin edhe të zonave më të vështira, si tavanet apo cepat e lartë të dhomave. Edhe me furçën e bashkëngjitur, pesha mbetet nën 3 kg, duke ofruar lëvizshmëri dhe komoditet maksimal.
Në zemër të kësaj pajisjeje qëndron motori HexaJet, i cili arrin deri në 140,000 rpm, duke gjeneruar fuqi thithëse deri në 280W – e mjaftueshme për të trajtuar çdo sipërfaqe, nga dyshemetë e forta deri te qilimat e trashë.
AI Cleaning Mode 2.0: Inteligjencë që përshtatet me mjedisin tuaj
Falë teknologjisë AI Optimum Tech të Samsung, funksioni AI Cleaning Mode 2.0 është në gjendje të njohë automatikisht llojin e sipërfaqes që po pastrohet dhe të rregullojë parametrat në kohë reale. Kjo do të thotë më pak konsum energjie, deri në 14% kursim të baterisë, dhe më shumë efikasitet në lëvizje, duke përmirësuar përvojën e përdorimit me 8% më shumë liri lëvizjeje.
Standard i ri higjiene me sistemin HEPA me 4 shtresa
Për ata që kërkojnë një mjedis më të shëndetshëm në shtëpi, Jet Lite përfshin një sistem të avancuar filtrimi HEPA me katër shtresa, që kap 99.999% të grimcave të imta të pluhurit, duke reduktuar ekspozimin ndaj alergjenëve. Pajisja përmban gjithashtu një kontejner pluhuri të lehtë për t’upastruar dhe sistem shumë ciklonësh për mirëmbajtje të shpejtë dhe higjienike.
Stacioni All-in-One Clean: Zbrasje automatike dhe karikim i integruar
Fshesa mund të përdoret së bashku me All-in-One Clean Station, që ofron një metodë higjienike për zbrasjen e kontejnerit të pluhurit pa shpërndarë pluhur në ajër. Stacioni gjithashtu karikon automatikisht pajisjen, duke e bërë përvojën sa më të rehatshme dhe të pastër.
Një pjesë e rëndësishme e një ekosistemi të pastrimit inteligjent
Jet Lite është pjesë e linjës së gjerë Bespoke AI Jet, e cila përfshin gjithashtu:
-
Bespoke AI Jet Ultra – fshesa më e fuqishme pa kabllo në botë me 400W fuqi thithëse,
-
Bespoke AI Jet Bot Steam Ultra – pastrues robotik me funksion larës me avull,
-
Si dhe modelet Jet 95, 85 dhe të tjera, me konfigurime të ndryshme për nevoja të ndryshme pastrimi.
Falë këtij diversiteti, Samsung u ofron konsumatorëve zgjidhje të personalizuara, të fuqizuara nga inteligjenca artificiale dhe dizajni funksional.