“Big Brother Vip” është formati i momentit, i shndërruar në një obesesion kombëtar dhe jo vetëm. Me 24 dhjetor filloi edicioni i dytë i këtij reality show dhe ka mjaftuar vetëm një muaj që një ndër banorët më të përfolur të momentit të arrijë pikun, pasi hashtagu Luiz Ejlli në Tik-Tok arrin në rreth 700 milionë. Ndërsa theksojmë se deri në fund të muajit pritet të shkojë në 1 miliard shikime në Tik-Tok.
Me këtë hashtag mund të gjesh gjithçka rreth këtij banori, i cili kulmin e popullaritet e krijoi që në momentin teksa rrëfeu për sëmundjen e tij që sot e kësaj ditet mbetet enigmë…
Nga ana tjetër raporti i tij me Kiarën ka bërë që gjithashtu ai të jetë në qendër të vemendjes, por dhe përplasjet e shpeshta me banorët e tjerë, ku ai qendron i vetëm përballë të gjithve e ka forcuar edhe më shumë bindjen e ndjekësve nga jashtë, duke bërë që ai të lakohet ngado.
Emri i tij nuk kërkohet vetëm në Tik-Tok, një aplikacion i cili sot ka përdorim të gjerë dhe në çdo çast ndan video të cilat bëhen virale, duke u shpërndarë masivisht.
Google Trends po ashtu tregon qartazi se emri i Luiz Ejllit kërkohet gjerësisht, duke filluar që nga marrëdhëniet e tij sentimentale, sëmundja, biografia e deri tek familja…
Kujtojmë gjithashtu se Luiz Ejlli është një artist i cili përpara se të bëhet pjesë e “Big Brother Vip” kishte vetëm 2 mijë ndjekës në llogarinë e tij Instagram ndërsa sot numëron plot 305 mijë ndjekës dhe kjo vetëm falë lojës së tij në shtëpinë “Vip” më të komentuar të momentit.