Shtrydhe Instagramin dhe vëri turbo biznesit tënd

Në një variant me qeleshe Growth Hacking do të ishte përdorim i Digital Marketing dhe të gjithë nëndegëve të tij për të rritur biznesin tënd. Pra nëse do të pyesnim bizneset se cfarë mund të bëje më mirë për të patur më tepër punë, një pjesë e mirë e tyre do të thonë Instagramin, aty mund të bëj namin, se e shikoj se si edhe të tjerët po bëjnë namin.

Ditën e djeshme folëm për profesionet e reja që krijohen cdo ditë në botën e teknologjisë e se sa mundësi kishte secili nga ne të konkuronte i barabartë përpara të tjerëve kudo të botë. Nëse do të keni lexuar me kujdesi, një nga ndarjet që po zhvillohen më tepër profesione (Lexo këtë artikullin për Qytetar i botës me një profesion të ri)  është growth hacking. 

Në një variant me qeleshe Growth Hacking do të ishte përdorim i Digital Marketing dhe të gjithë nëndegëve të tij për të rritur biznesin tënd. Pra nëse do të pyesnim bizneset se cfarë mund të bëje më mirë për të patur më tepër punë, një pjesë e mirë e tyre do të thonë Instagramin, aty mund të bëj namin, se e shikoj se si edhe të tjerët po bëjnë namin. 

Ja pikërisht kjo është ajo që më erdhi në mëndje ditën e djeshme, ndërsa dëgjoja Enea Dokun në palën e profesorit, që u shpjegonte se si duhet të silleshin në Instagram, për të gjënë më bindës e të besueshëm. Sepse në fund të fundit, besueshmërinë shet në internet, cdo gje tjetër është kilobit. 

Një grup i mbledhur profesionistësh e sipërmarrësish, të cilët ishin gjithë sy e vesh të thithnin sa më shumë nga pikat e dijes që Enea ndante me ta. 

Ndërkohë që rrimin pakëz të vecuar me organizatorin tjetër të Albanian Marketing Academy, Erald Xhuti kuptova që audienca ishte mikse dhe se kishte patur edhe në grupet e kaluar shumë sipërmarrës të mëdhenj në moshë të cilët kishin ardhur të mësonin, jo sepse do t’i vinin ndonjëherë vetë në zbatim, por të paktën nëpërmjet dijeve të fituara, ata do të mund të kuptonin dhe të flisnin të njëjtën gjuhë me Menaxherin e tyre të Marketingut apo me Agjesinë të cilën kishin pajtuar. 

U lumtura, sepse eksperienca më ka treguar që paratë shpenzohen për gjera të cilat ti je i bindur se cfarë rezultati do të marrësh, e nëse e kupton biznesi potencialin e Internetit jemi në rrugën e duhur. 

Do thoni ju, po ti cfarë kërkoje tek trajnimi i Eneas dhe Eraldit?! Po ja mqs kishin temën e Instagramit dhe kishin vendosur që ndër të tjera tu tregonin dhe disa aplikacione që ju lehtësojnë jetën e ju bëjnë Instagramin më të bukur, menduan tu tregonin edhe Altropost, si një zgjidhje lokale e me më tepër funksionalitete automatizimi në krahasim me koloset e mëdhenjt përtej Atlantikut. U tregova se si mund të Punonin me Social Media e mos të jetonin në të

Faleminderit cuna dhe suksese.

Shihemi në një event tjetër.

Kaq për sot,

XOXO

Adela