Dhjetëra mijëra përdorues në mbarë botën u gjendën përballë një ndërprerje të madhe të Tëitter, pasi ishte e pamundur të hynin në këtë aplikacion.
Doëndetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet përmes një sërë burimesh, duke përfshirë raportet e përdoruesve raportoi se ky ishte një problem global, ku më shumë se 10,000 përdorues të prekur ishin nga Shtetet e Bashkuara, rreth 2,500 nga Japonia dhe rreth 2,500 nga Mbretërinë e Bashkuar.
Asnjë përdorues për shkak të probleme teknike nuk mund të kishte akses për të hyrë në këtë rrjet social, por pas disa orësh shërbimi u rikthye në normalitet.
Musk postoi në Twitter se disa ndryshime në serverin e Tëitter ishin bërë në mënyrë që të përdoruesit të aksesonin lajmet e fundit sa më shpejt.
I njëjti problem preku dhe një pjesë të mirë të përdoruesve që e kanë të shkarkuar aplikacionin në celular.
Ndërprerja vjen dy muaj pasi Musk përfundoi blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh, i cili është përfshirë nga kaosi dhe polemika. Qindra punonjës të Twitter u larguan nga kompania e mediave sociale në nëntor duke përfshirë inxhinierë përgjegjës për rregullimin e gabimeve dhe parandalimin e ndërprerjeve të shërbimit.