Mbi 80 veshje u prezantuan në sfilatën e quajtur Fashion X AI. Ato mbajnë firmën e 14 stilistëve të ndryshëm nga e gjithë bota. Por në dallim nga veshjet e tjera që paraqiten nëpër sfilata, ato janë krijuar me ndihmën e aplikacionit AiDA, një program kompjuterik i quajtur “Asistenti i Dizajnit Interaktiv të bazuar tek Inteligjenca Artificiale””.
Pjesëmarrësit në këtë sfilatë thanë se kishin përjetuar modën e të ardhmes, ku gjithnjë e më pak do të ndihet dora njerëzore, e kur teknologjia do t’i skicojë e prodhojë vetë veshjet e modeleve nga më të ndryshmet, ku imagjinata njerëzore nuk do të jetë më e pranishme.