Truku i WhatsApp për të lënë një grup pa u vënë re

WhatsApp është padyshim një nga aplikacionet më të përdorura në telefonin tonë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të na mërzisë, të na shkaktojë ankth apo lodhje nervore.

Me siguri një nga protagonistët e zhgënjimit tonë është krijimi i ndonjë “grupi” famëkeq të cilit i jemi shtuar pa dijeninë tonë. Mund të jetë një grup për të organizuar një ditëlindje, për të blerë një dhuratë, për një takim, mund të jetë një grup kolegësh të pakëndshëm ose thjesht një grup kushërinjsh që shihni një herë në vit…

Të gjithë këto grupe do t’ju shkruajnë gjëra për të cilat ndoshta nuk keni interes dhe do iu bezdisin vazhdimisht me mesazhe.

Megjithatë, ka një mënyrë për t'i shpëtuar kësaj loje të pakëndshme... pa ikur. Askush nuk do të jetë në gjendje të kuptojë që ju jeni larguar nga grupi, por në të njëjtën kohë ju jeni larguar pa lënë gjurmë…

Arkivoni grupin dhe lëreni në gatishmëri aty ku nuk mund ta shihni. Nuk do të merrni njoftime dhe nuk do t’ju bezdisin më. Ai thjesht do të zhduket.Pastaj kur të doni të rishfaqeni, thjesht hiqeni atë nga arkivi dhe mund të shkruani çfarë të doni sikur asgjë të mos kishte ndodhur.