CFARË BËN NË INSTAGRAM?

Të jesh pjesë e Instagramit është si të shkosh në një party dhe të kesh dy alternative, të bashkohesh me të tjerër, të flasësh, të tregosh për veten të ndërveprosh dhe të jesh real. Ose të shkosh në festë dhe të rrish mënjanë.
Në rastin e parë është e sigurt që do të argetohesh, të tjerët do të të mbajnë mend dhe do të kesh bërë disa miq në fund. Në rastin e dytë, do të stresosh veten, do të pendohesh pse vajte sepse nuk bën për ty.

Të jesh pjesë e Instagramit është si të shkosh në një party dhe të kesh dy alternative, të bashkohesh me të tjerër, të flasësh, të tregosh për veten të ndërveprosh dhe të jesh real. Ose të shkosh në festë dhe të rrish mënjanë. 

Në rastin e parë është e sigurt që do të argetohesh, të tjerët do të të mbajnë mend dhe do të kesh bërë disa miq në fund. Në rastin e dytë, do të stresosh veten, do të pendohesh pse vajte sepse nuk bën për ty. 

Ki dicka parasysh, nuk është se nuk bën për ty, je ti që i qasur në mënyrën e gabuar. 

E njëjta gjë edhe për Instagramin, nëse do të futesh në Instagram të krijosh faqen tënde dhe të mos ndash asgjë reale, por vetëm të tentosh të kopjosh të tjerët, apo akoma më keq të mos komunikosh fare, po ta them që tani, lëre fare si muhabet dhe shko bëj ndonjë punë tjetër. Kjo nuk është për ty. 

Instagrami është për foto të bukura, por jo për foto të fallco! Instagrami është për content real dhe jo për fragmente e copëza të vjedhura nga të tjerët. 

Nëse do të   promovosh një produkt apo shërbim tëndin atëhere Instagram është vendi i duhur. Por nuk mjafton të hapësh një faqe në Instagram, të postosh disa foto dhe video, kështu si të të vijnë e më pas të presësh vetëm të boshatisësh magazinën dhe të kontrollosh lekët në llogari. 

Thënë me pak fjalë, Instagram të vjen si një faqe e bardhë, je ti që vendos se me cfarë do e mbushësh. Content-i si në të gjitha rrjetet social është shumë i rëndësishëm. Ka aq shumë njerëz në botë sa nëse nuk ke një identitet tëndin rezikon të humbasësh në turma. 

Po pse Instagram? Domethënë, deri dje ishin të gjithë për Facebook, ndërsa sot Insta? është e gjitha ceshtje numrash, si gjithnjë: Sot Instagram është rrjeti social me trendin më të lart të rritjes: në 2016 përdoruesit mujor të Instagram 500 milion. Pas 6 muajsh, në Dhjetor, i kishte kaluar 600 milion. Në katër muajt e tjerë ju bashkuan edhe 100 milion përdorues të tjerë, që e cuan rrjetin social në 700 milion përdorues aktivë në Prill 2017. Shtator 2017? Edhe 100 milion të tjerë. Derisa lajmëruan në Qershor të 2018 1 Miliard përdorues në muaj. Bëj disa llogari shumë të thjeshta, do të jesh ti piërisht ai që nuk do të jetë? Do të jesh pikërisht ti që nuk do të marrësh pjesë në “festën globale” të social , që po jeton të njëjtin Boomm që pati Facebook në fund të dhjetëvjecarit të shkuar?

Edhe mund ta besh, pra të rrish mënjan, aty në shtëpinë tënde, mbase ti je një fenomen (nga të paktit në botë që nuk ka nevojë për komunikim, e të njihet) , por nëse je një nga normalët, që ka dicka për të thënë ose për të propozuar, këshilla ime është të rehatohesh dhe të përqëndrohesh në faqet në vijim, ku do të të tregojë atë që sipas eksperiencës time dhe të shumë influencers në të gjithë botën funksion dhe cfarë jo. Domethënë në faqet në vijim do të gjesh rregullat deri më sot të vlefshme për të qënë i identifikueshëm, të pozicionohesh në mënyrën më të mirë të mundshme në bazë të kërkesave të tua dhe të fillosh (ose të vazhdosh akoma më tepër) të bësh të njohur cili je, cfarë bën, për të arritur edhe të monetizosh prezencën tënde në social. 

2. Çfarë bën në Instagram?!