TikTok "Shqiptarçe"

Më poshtë 6 TikTok accounts Shqiptare që me çdo postim ofrojnë një content cilësor dhe tërheqës:

@itsmissjoana

Joana është një vajzë shumë karizmatike shqiptare e cila jeton në Belgjikë dhe s’ka njeri në Shqipëri që nuk i ka parë videot e saj me temë, “mentaliteti dhe zakoni Shqiptar”. Joana mos jemi motra sepse imitimi që i bën gjyshes dhe mamit tënd është on point!!!! Me mbi 82 K Folloëers dhe 1,5 M likes është një ndër accounts me më shumë engagement të momentit.

@bwashfit

Ben Washburn është një histori krejt tjetër. Ben  Amerikani i cili e ka shijuar në maksimum qëndrimin e tij në Shqipëri. Sipas postimeve në rrjete sociale ai jeton me një vajzë shqiptare @fiorijaso dhe poston video “made in Albania”. Nëpër videot e tij mund ta shihni teksa flet shqip, mëson shprehje, provon gatimet tona tradicionale, shijon natyrën dhe vendet tona të bukura dhe çdo gjë qe ka të bëjë me Shqipërinë. Thanks Ben që vlerëson “our way of doing things”. 

@olaele

Është një vajzë e cila ka pushtuar TikTok me 246,4 K Followers me mbi 7 M likes me lëvizjet e saj të kërcimit, vërtet mbresëlënëse.

@jona.shehaj

Jona paska qenë një talent i pazbuluar sepse lip sync që bën ajo është për “lip sync battle”. Videot e saj fenomenale kanë aq shumë humor sa nuk mund të rrish pa qeshur me të madhe. Shifrat falsin vetë, 14 K followers dhe mbi 125 K likes.

@grines_official

Grines “Drama Boy” me 162 K followers dhe 4,4 M likes që na mbërtheu me kërcimet dhe skeçet me momente nga jeta e tij.

@nilsaywhat

“Pije kosin, pse s’e pi”, nëse nuk do të kisha parë videon e vërtetë që u bë virale ne 2017-n në internet, do të thoja që e kishte shpikur Nilsa. Një intërpretim për çmim “Oscar”! Nilsa faleminderit që bless our feed me videot e tua kaq mirë të bera dhe kaq funny!