 
    
        540
views
            views
Twitter po nxjerr në ankand qindra artikuj nga selia e tij në San Francisko në internet, duke përfshirë statujën e firmës që simbolizon zogun qe cicëron.
            Një statujë që tashmë ka arritur një çmim prej 11,000 dollarësh dhe kanë mbetur vetëm 24 orë deri në përfundimin e tenderit.
Në shitje janë edhe shumë artikuj nga kuzhina e selisë së Twitter-it, ku Elon Musk hoqi drekën falas.
Dhe kështu aparati i kafesë La Marzocco dhe pajisje të tjera të nivelit të lartë përfundojnë në ankand, së bashku me dy tavolina kafeje Herman Miller që kushtojnë 2000 dollarë të reja.
 
 
     
     
     
     
     
     
     
     
                     
   
             
            
 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                            
Comments
0 comment