Me një email Google heq nga puna 12 mijë punonjës
CEO i Alphabet, Sundar Pichai, u ka dërguar një mesazh me email punonjësve duke njoftuar 12,000 shkurtime të vendeve të punës në Google.

Kjo u raportua nga Agjencia Bloomberg e cila citon fjalët e Pichai, i cili merr "përgjegjësinë e plotë për vendimin" me të cilin gjiganti i kërkimit në internet përputhet me atë që kanë bërë tashmë gjigantët e tjerë të rrjetit si Meta, Twitter dhe Amazon.

"Këto - shpjegon Pichai - janë momente të rëndësishme për të rafinuar objektivat tona, për të rishikuar bazën e kostos dhe për të devijuar talentet dhe kapitalin tonë drejt prioriteteve kryesore".

Sipas Pichai, Google ka “mundësi të mëdha përpara”, duke përfshirë atë të inteligjencës artificiale, një investim kyç në të cilin Google ka filluar të fokusohet.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations