Ndalohen shitjet e pajisjeve Huawei dhe ZTE?

Administrata Biden ka ndaluar miratimet e pajisjeve të reja të telekomunikacionit nga Huawei Technologies dhe ZTE të Kinës, sepse ato paraqesin "një rrezik të papranueshëm" për sigurinë kombëtare të SHBA.

 

Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së tha të premten se kishte miratuar rregullat përfundimtare, të cilat gjithashtu ndalojnë shitjen ose importin e pajisjeve të bëra nga prodhuesi kinez i pajisjeve të mbikqyrjes Dahua Technology, firma e mbikëqyrjes video Hangzhou Hikvision Digital Technology dhe firma e telekomit Hytera Communications.

Masa përfaqëson goditjen e fundit të Uashingtonit ndaj gjigantëve të teknologjisë kineze mes frikës se Pekini mund të përdorë kompanitë kineze të teknologjisë për të spiunuar amerikanët "Këto rregulla të reja janë një pjesë e rëndësishme e veprimeve tona të vazhdueshme për të mbrojtur popullin amerikan nga kërcënimet e sigurisë kombëtare që përfshijnë telekomunikacionin," tha në një deklaratë kryetarja e FCC, Jessica Rosenworcel. Huawei, ZTE, Dahua, Hikvision dhe Hytera nuk iu përgjigjën kërkesave për koment, shkruan CNN. Të katër komisionerët në agjenci, duke përfshirë dy republikanë dhe dy demokratë, mbështetën masën e së premtes.