E frikshme/ 500 milionë përdoruesve të WhatsApp u janë shitur të dhënat, çfarë po ndodh?!

Thuhet se janë shitur të dhëna të përditësuara të këtij viti dhe deri më tani janë hakuar 487 milionë numra celularë të përdorur në WhatsApp, i cili përmban të dhëna nga 84 vende.
Kjo do të thotë se pothuajse një e katërta e të gjithë përdoruesve aktivë mujorë të vlerësuar të ËhatsApp-it janë në rrezik.

Një postim në një "forum të njohur të komunitetit të hakerëve" pretendon se pothuajse gjysmë miliard të dhënash të përdoruesve të WhatsApp janë shitur. Ky postim është verifikuar nga burime të shumta dhe mendohet se është një ngjarje vertetë e frikshme përsa i përket thyerjes së privatësisë.

Në këtë forum thuhet se janë shitur të dhëna të përditësuara të këtij viti dhe deri më tani janë hakuar 487 milionë numra celularë të përdorur në WhatsApp, i cili përmban të dhëna nga 84 vende.

Kjo do të thotë se pothuajse një e katërta e të gjithë përdoruesve aktivë mujorë të vlerësuar të WhatsApp-it janë në rrezik.

Shkelja e të dhënave të WhatsApp

Më shumë se 32 milionë nga të dhënat e zbuluara thuhet se janë nga përdorues në SHBA, 11 milionë nga përdorues në Mbretërinë e Bashkuar. Vendet e tjera të prekura përfshijnë Egjiptin (45 milionë), Italinë (35 milionë), Arabinë Saudite (29 milionë), Francën (20 milionë), Turqinë (20 milionë) dhe Rusinë (10 milionë).

Numrat e telefonit të hakuara mund të përdoren për shumë arsye, duke përfshirë marketingun dhe phishing, por nuk përjashtohen as rastet e vjedhjes si një mnëyrë për të përdorur identitetin e “tjetrit”.

Kjo nuk është hera e parë që WhatsApp është goditur dhe ka rrëmbyër vemendjen me tituj kryesorë për sigurinë e të dhënave.

TechRadar Pro ka kontaktuar me Meta për të verifikuar vërtetësinë e pretendimeve të kësaj kompanie hakerimi, por ende nuk ka një konfirmim zyrtarë nga Meta.