Influenceri brazilian Rodrigo America ka vendosur të tërheqë vëmendjen e pronarit miliarder të SpaceX, Tesla dhe së fundmi të Twitter, Elon Musk.
Braziliani ka bërë tatuazh emrin e tij në ballë, pranë një tjetër tatuazhi në formë rakete të dyshimtë.
Influencuesi brazilian është komentuar masivisht, sepse deri më tani është personi i parë që realizon një tatto për Musk.
Braziliani është shprehur se ka vendosur të bëjë këtë tatuazh pasi miliarderi Musk është i preferuari i tij dhe pse jo për të tërhequr vëmendjen e CEO-s së Twittër i cili gjithnjë e më shumë është në qendër të vëmendjes.
Rodrigo pohoi se arti ishte mënyra e tij për të dalë vullnetar dhe për një udhëtim në Mars si pjesë e projektit ndër galaktik të Musk.
Më tej Rodrigo shprehet: "Elon Musk, për mua është frymëzim. Çfarëdo që bën, çfarëdo që do të bëjë, emri i tij do të mbetet në histori. Ai është një frymëzim për mua.