Twitter mbyll zyrat, mos vallë i erdhi fundi?!

Nga kompania Twitter nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë vendim të papritur dhe shkaqet mbeten ende të paqarta.

Që prej ditës kur Elon Musk bleu Twitter duket se po ndodhin gjëra të pa planifikuara nga dita në ditë. Ka mjaftuar vetëm një muaj për të sjellë kaos total dhe largime të njëpasnjëshme.

Vetëm një ditë më parë ai u dha ultimatum punonjësve që ose të punojnë me orë të gjata dhe me shumë intensitet ose të largohen dhe sikur kjo të mos mjaftonte është raportuar se Twitter ka mbyllur përkohësisht zyrat. BBC ka bërë me dije se zyrat do të rihapen me 21 nëntor.

Nga kompania Twitter nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë vendim të papritur dhe shkaqet mbeten ende të paqarta.

Në një tjetër njoftimin për punëtorët është shkruar se ata duhet të të veprojnë në përputhje me politikat e kompanisë dhe të mos diskutojnë informacion konfidencial në rrjetet sociale, në media apo mes konkurrentësh.

Kujtojmë se para se Elon Musk të blinte Twitterin, kompania ka pasur rreth 7.500 punëtorë ndërkohë gjithnjë e më shumë stafi po reduktohet, pasi deri më tani janë larguar thuajse 50 për qind e punëtorëve. Nga ana e ish punonjësve ka pasur reagime ironike në rrjete të tjera sociale

Largimet masive të stafit kanë sjellë dhe mungesë të të ardhurave dhe rrjedhimisht largim të përdoruesve, aq më tepër kur “fushatën e largimit” e mbështetën dhe personazhe publik.

Dorëheqjet së fundmi dhe largimet nga kompania mund të rrisin rrezikun e shkeljes së rregullave të privatësisë nga Twitter pasi po përflitet se kompania në fjalë mund të mbushet me llogari të rreme për të nënkuptuar se nuk po ndodh “hataja”.