Fundi i vitit 2022 po vjen dhe kompani të ndryshme të specializuara në drejtime të caktuara bëjnë bilancet. Sot do ndalemi pikërisht tek një firmë e sigurisë kibernetike, bëhet fjalë për firmën NordPass e cila ka ndarë një listë me 200 fjalëkalimet më të zakonshme të vitit 2022, të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme pasi mund të hakohen brenda pak sekondash. Ajo që është edhe më shqetësuese, është se shumë nga këto fjalëkalime mund të hakohen brenda një sekonde të vetme!
Modeli i zakonshëm që mund të kuptohet nga këto fjalëkalime më të zakonshme është se ato janë të lehta për t'u mbajtur mend. Për të shmangur telashet e fjalëkalimeve të shumta dhe komplekse, njerëzit zakonisht përfundojnë duke përdorur një fjalëkalim të përbashkët në llogari të shumta, të cilat mund të mbahen mend me lehtësi. Rezultati? Rrezik i lartë për t'u hakuar!
"Mësuam se pavarësisht rritjes së ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, zakonet e vjetra nuk “vdesin” kollaj. Hulumtimi tregon se njerëzit ende përdorin fjalëkalime të dobëta për të mbrojtur llogaritë e tyre. Këtë vit, ne kontrolluam se si kultura ndikon në fjalëkalimet," tha NordPass në një deklaratë.
A jeni edhe ju në rrezik? Nëse jeni duke përdorur ndonjë nga këto fjalëkalime bëni mirë ta ndryshoni menjëherë me një fjalëkalim të ri unik.
10 fjalëkalimet më të zakonshme që mund të hakohen brenda sekondave janë këto:
123456
123456789
“guest”
“qwerty”
1234578
111111
12345
col123456
123123
Disa nga fjalëkalimet më të përhapura:
Tinder: Epo, ka më shumë se një mënyrë për të mashtruar në Tinder! Disa njerëz madje përdorin “tinder” si fjalëkalim. Në total, ky fjalëkalim është përdorur 36384 herë.
Ngjarja më e shkëlqyer e industrisë së filmit të vitit është pikërisht ceremonia e Oscars? Kjo ceremoni ka frymëzuar shumë njerëz që të përdorin fjalëkalimin “Oscars” e cila është përdorur 62983 herë.
Disa janë “cinephiles”! Filmat dhe shfaqjet, si Batman, Euphoria dhe Encanto ishin ndër publikimet më të njohura në 2021 dhe 2022, të cilat kanë mjaftuar për t’u përdorur si fjalëkalime. Theksojmë këtu se fjalëkalimi “batman” është përdorur 2,562,776 herë, “euphoria” 53,993 dhe encanto 10808 herë.
Këshilla për pasworde të forta
-Fjalëkalimet që përmbajnë një përzierje karakteresh, numrash dhe simbolesh janë më të vështira për t'u hamendësuar dhe për këtë arsye kanë më pak gjasa për t'u hakuar. Prandaj, këshillohet të përdorni një kombinim të rastësishëm që mbahet mend vetëm nga ju për ta mbajtur fjalëkalimin tuaj më të sigurt.
-Duhet të synoni për një fjalëkalim që është të paktën 8-12 karaktere, përderisa kërkon më shumë kohë për ta kuptuar.
-Mos harroni të bëni vërtetimin me shumë faktorë pasi hakerët duhet të kalojnë dy nivele kontrollesh sigurie për të fituar akses në llogarinë tuaj duke përdorur vërtetimin me dy faktorë.
-Më e rëndësishmja, vazhdoni të ndryshoni fjalëkalimet tuaja çdo 90 ditë.
-Mos i shkruani fjalëkalimet tuaja në letër. Gjithashtu, mos i dërgoni ato në mediat sociale si WhatsApp, Facebook etj. Nëse nuk i mbani mend dhe duhet t'i shkruani atëherë bëjeni në një fletore që nuk bie në sy dhe mbajeni në një vend shumë të sigurt.
-Gjithashtu, sigurohuni që të keni një fjalëkalim të ndryshëm për llogari të ndryshme.