Dëshironi të lexoni mesazhet e fshira në WhatsApp? Ja truku për ta bërë...

Ka aplikacione të jashtme që ju lejojnë të rikuperoni këtë informacion, të tilla si; NotificationHistor dhe WhatsRemoved, pasi këto aplikacione janë në gjendje të ruajnë çdo njoftim, qofshin ato mesazhe (madje edhe të fshira), video, foto dhe mesazhe zanore. Në këtë mënyrë, nëse i instaloni në telefonin tuaj ju mjafton të shkoni në bisedën e duhur dhe të lexoni përmbajtjen e fshirë.

WhatsApp është një ndër aplikacionet më të  përdorur në botë. Sot me miliarda njerëz e përdorin atë çdo ditë për arsye personale ose pune. Ky aplikacion është krijuar në vitin 2009 nga Brian Acton dhe Jan Koum, dy ish-punonjës të Yahoo, ku fillimisht ishte menduar vetëm për të treguar statusin personal.

Në fakt, emri i tij Whatsapp vjen nga angkishtja, What's up që do të thotë "si jeni?" dhe fjalën app. Në vitin 2014 ajo iu bashkua kompanisë Meta, e cila sot përfshin edhe Instagramin dhe Facebook-un, që i përkasin Mark Zuckerberg, i cili arriti ta blejë atë vit me një shumë prej 19 miliardë dollarësh.

Falë këtij aplikacioni është e mundur të shkëmbejmë mesazhe private me kontakte të ndryshme, por siç na ka ndodhur na jepet mundësia që të fshijmë një mesazh përpara se ta shohë tjetri, megjithëse shprehja "Ti e ke fshirë këtë mesazh" shfaqet në të njëjtën faqe. Atëherë, si të mund të lexoni tekstin e këtyre bisedave të anuluara? Pra tekstin që e kemi dërguar dhe më pas e kemi fshirë…

Whatsapp tregon se tashmë është e mundur të rikuperoni mesazhet e fshira

Tani për tani, nuk ka asnjë shans për të gjetur tekstet e fshira që na dërgohen. Një problem i madh, për ata që duan të dinë me çdo kusht se çfarë donte të eliminonte tjetri. Në fund të fundit, është e bezdisshme të marrësh atë mesazh në të cilin njëri paralajmëron se tjetri vullnetarisht nuk donte më të na njoftonte diçka.

Megjithatë, ka aplikacione të jashtme që ju lejojnë të rikuperoni këtë informacion, të tilla si; NotificationHistor dhe whatsRemoved, pasi këto aplikacione janë në gjendje të ruajnë çdo njoftim, qofshin ato mesazhe (madje edhe të fshira), video, foto dhe mesazhe zanore. Në këtë mënyrë, nëse i instaloni në telefonin tuaj ju mjafton të shkoni në bisedën e duhur dhe të lexoni përmbajtjen e fshirë.

Merrni parasysh gjithashtu çështjen e privatësisë dhe faktin që tjetri mund të mos i pranojë me aq dëshirë aftësitë tuaja si "hetues", pra që do të thotë jo të gjithve iu vjen mirë që të tentoni të rekuperoni një mesazh të dërguar dhe që më pas për arsye të ndryshme është fshirë.