Amazon "shkrin" stafin, punonjësit: Të trishtuar, por optimist për të ardhmen

Para disa ditësh u njoftua se një tjetër gjigant i teknologjisë do të shkurtojë nga puna 10 mijë punonjës. Sot gjiganti i teknologjisë Amazon ka filluar të pushojë nga puna një pjesë të konsiderueshme të stafit.

BBC shkruan se këtë javë u raportua se kompania po planifikon të shkurtojë 10,000 vende pune, ose rreth 3% të stafit saj.

Mijëra të tjerë po lënë vendin e punës pasi në industrinë e teknologjisë shitjet po bëhen gjithnjë e më pak, mes shqetësimeve në rritje për një rënie ekonomike.

Një punonjëse, e cila tha se punonte si inxhiniere e zhvillimit të softuerit në SHBA, postoi në rrjetet sociale se po kërkonte një punë të re.

“Kam një kohë të kufizuar për të kërkuar mundësi të reja pune”- shkroi ajo.

Një tjetër punonjës i Amazon, i cili tha se ata ishin ndikuar nga pushimet nga puna, tha: “Sigurisht që jam i trishtuar, por optimist për të ardhmen, sepse e di se kjo do të thotë ndryshim i mirë për mua dhe të tjerët në ekipin tim.”

Kompania ndaloi së punësuar njerëz të rinj dhe ndaloi disa nga zgjerimet e magazinës së saj, duke paralajmëruar se kishte punësuar tepër gjatë pandemisë.

Çmimi i aksioneve të Amazon ka rënë me më shumë se 40% këtë vit, pasi ajo përballet me një ngadalësim të shitjeve në internet.

Edhe kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë kanë njoftuar tashmë pushime të mëdha nga puna pasi kanë ulur kostot.

Javën e kaluar Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe ËhatsApp, njoftoi se do të shkurtonte 13% të fuqisë së saj punëtore.

Menjëherë pasi Elon Musk mori drejtimin e Tëitter, u konfirmua se ai do të shkurtonte numrin e punonjësve të platformës së mediave sociale me rreth 50%.

Javët e fundit, gjigandi i teknologjisë Microsoft, platforma e përpunimit të pagesave Stripe dhe firma e softuerëve të biznesit të bazuar në cloud, Salesforce kanë njoftuar gjithashtu pushime nga puna.