Një raketë kineze ka krijuar më shumë se 50 fragmente mbeturinash ndërsa shpërtheu papritur më 12 nëntor në një orbitë shumë afër asaj të satelitëve Starlink të SpaceX.
Siç raporton South China Morning Post (SCMP), zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning konfirmoi se një raketë Long March 6A ishte shpërbërë ndërsa ishte në orbitë, por nuk arriti të shpjegonte se çfarë e kishte shkaktuar dështimin. Ning vazhdoi duke thënë se, "Me sa dimë, incidenti përkatës nuk do të prekë stacionin hapësinor kinez ose Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës".
Shpërbërja e raketës ndodhi midis 310-435 milje (500-700 km) mbi Tokë, gjë që është e dukshme sepse mijëra satelitë Starlink orbitojnë në 310 milje (500 km). Cees Bassa, një astronom në Institutin Holandez për Radio Astronominë, ka konfirmuar se të paktën 43 fragmente nga raketa "po bien shpejt".
Edhe pse qeveria kineze nuk ka shpjeguar pse raketa shpërtheu ndërsa ishte në orbitë, astronomi Bassa beson se ajo dështoi menjëherë pasi lëshoi satelitin e vëzhgimit të oqeanit Yunhai-3 që mbante. Raketa u vu re duke rrjedhur karburant gjatë dy kalimeve të njëpasnjëshme mbi SHBA. Disa raketa e hedhin karburantin e tyre përpara se të de-orbitojnë për të parandaluar ndarjet katastrofike, por astronomi beson se diçka mund të ketë shkuar keq gjatë ndezjes.
Në maj, një grup studiuesish kinezë i kërkuan Kinës që të gjente mënyra për të prishur ose shkatërruar satelitët Starlink. Lëshimi i mbeturinave në të njëjtën orbitë sigurisht që ka potencialin për të bërë pikërisht këtë. Pas kësaj ngjarje, natyrshëm lind pyetja? A ishte ky një aksident apo një provë?
Një studiues kinez, i cili këkroi që të mbetej anonim u shpreh se nuk ka gjasa që fusha e mbeturinave të jetë krijuar qëllimisht. Ai vuri në dukje se tani janë tre astronautë kinezë në hapësirë dhe tre të tjerë do t'i bashkohen së shpejti.