Yusuf Shah është 11 vjeçari anglez më i përfolur i momentit, pasi ka arritur rezultatin më të lartë të mundshëm në testin IQ. Nxënës i Leeds-it, ia ka kaluar Albert Einstein dhe Stephen Hawking pasi arritit të fitojë 162 pikë, maksimumin për moshat nën 18 vjeç.
Thuhet se Haëking ka fituar 160 pikë dhe po ashtu edhe Einstein, pavarësisht se nuk e mori kurrë zyrtarisht testin.
Jusuf në një intervistë të tij është shprehur se miqtë e tij në shkollë i thonë gjithmonë se ai është shumë i zgjuar, ndaj dhe ai vendosi të testojë vetën lidhur me IQ. 11 vjeçari konkuroi krah njerëzve të tjerë më të mirë dhe nuk u frikësua aspak edhe për faktin se ai ishte ndër më të vegjlit në atë kokurs dije.
Për të festuar këtë arritje të madhe, Jusufi zgjodhi të shkojë në Nando’s për një vakt me prindërit e tij dhe dy vëllezërit më të vegjël, Zaki dhe Khalid.
Jusuf u shpreh: 'Të gjithë në shkollë mendojnë se jam shumë i zgjuar dhe gjithmonë kam dashur të di nëse isha në dy përqindëshin e parë të njerëzve që bëjnë testin. Është ndjenjë e veçantë të kesh një certifikatë të tillë”.
Yusuf aktualisht është nxënës i klasës së gjashtë. Ai dëshiron të studiojë matematikë në Kembrixh ose Oksford dhe preferon të bëjë gjithçka që stimulon truin e tij.
Kur ai nuk është duke studiuar matematikë zgjedh lojenë e kubeve. Lojën me kuba ai fillojë ta provojë në muajin janar teksa e pa te shtëpia e shokut të tij dhe e përvetësoi në maksimum, duke arritur t’i vendosë siç duhet kubat e të gjitha vështirësive.
Lidhur me arritjen e tij, nëna e Yusuf u shpreh se ndihet shumë krenare për djalin e saj dhe pranon se djali është personi i parë i familjes që iu nënshtrua një testit të inteligjencës.
Ndër të tjera ajo shton: “Në fakt isha edhe pak e shqetësuar, pasi ai gjithmonë ka shkuar në salla plot me fëmijë për të bërë teste. Ne menduam se ai mund të frikësohej nga të rriturit në sallë, por ai doli me rezultat të shkëlqyer. Unë ende i them djalit se babai yt është akoma më i zgjuar se ti, kjo për ta shtyrë atë për më tej.
Vëllai më i vogël Khalid, tetë vjeç gjithashtu synon të bëjë testin IQ, kur të rritet edhe pak.