Ndërsa shkurtimet masive godasin sektorin e teknologjisë ish-punonjësit e dy prej kompanive kryesore të përfshira, Meta dhe Twitter, kanë vendosur të ndajnë historitë e tyre, si dhe për të kërkuar mundësi të reja pikërisht në aplikacionin e TikTok.
Çfarë ndodhi?
Një javë pasi CEO i Tesla, Elon Musk mori drejtimin e Twitter, ai njoftoi shkarkimin e gati gjysmës së punonjësve të kompanisë përmes një e-maili brenda natës. Disa punonjës zbuluan se u pushuan nga puna pasi u bllokuan llogaritë.
Nga ana tjetër Mark Zuckerberg komunikoi një paketë të qartë pushimesh nga puna për punonjësit e Meta.
Të dy operacionet goditën si rrufe në qiell, pasi ishin krejt të papritura dhe sollën një mori reagimesh.
Përdores të ndryshëm të TIK TOK që tashmë janë pushuar nga puna më mënyrë të beftë kanë gjetur “ngushëllim” duke realizuar video ironike lidhur me formën se si ata u njoftuan që nuk do jenë më pjesë e këtyre kompanive teknologjike.
Asnjë nga ish-punonjës nuk e ka marrë lehtë situatën, pavarësisht mesazheve emocionale, sarkastike apo të mbushura me këshilla përgjatë realizimit të videove të tyre në TIKTOK.
Duke ndarë përvojat e tyre në TikTok, këta njerëz ndihmojnë në destigmatizimin e një situate që shpesh konsiderohet një ngjarje e turpshme në karrierën e tyre.
Një gjë është e sigurt se ata mund të bllokohen nga llogaritë e tyre të korporatës, por askush nuk i pengon ata të reagojnë ndaj zgjedhjeve të ish-drejtorëve të tyre ekzekutiv në TikTok.