Kupa e Botës FIFA erdhi dhe bashkë me të Aplikacionet nxisin shqetësime për privatësinë. Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes!

Katar 2022, Kupa e parë Botërore që do të mbahet ndonjëherë gjatë dimrit të Hemisferës Veriore, do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Jemi vetëm një javë larg nga Kupa e Botës FIFA e ndërkohë tifozët e futbollit po përgatiten për të brohoritur për vendet e tyre të origjinës. Por nga ana tjetër ekspertët e privatësisë këtë ngjarje të madhe sportive e shohin si një kërëcim për sigurinë e të dhënave të pjesëmarrësve të saj.

Dy aplikacione që pritet të marrin pjesë në Kupën e Botës 2022 janë; Ehteraz, një sistem gjurmimi i COVID-19 dhe Hayya, një aplikacion që përdoret për të lejuar hyrjen e tifozëve në terrenet e stadiumit, për të parë orarin e ndeshjes dhe për të ofruar transportin publik falas.

Disa agjenci të sigurisë dixhitale kanë paralajmëruar përdoruesit për shqetësimet e privatësisë në të dy aplikacionet, të raportuara për herë të parë muajin e kaluar, pas analizimit të lejeve të aksesit të aplikacioneve. E përdorur në mbarë vendin përpara lojërave, Ehteraz u kërkon përdoruesve të lejojnë qasje në distancë për fotot dhe videot, të bëjnë telefonata pa kërkesë dhe të lexojnë ose modifikojnë të dhënat e pajisjes. Ndërsa aplikacioni i dytë Hayya përfshin akses të plotë në rrjet dhe akses të pakufizuar në të dhënat personale. Theksojmë se të dy aplikacionet gjurmojnë vendndodhjet e përdoruesve.

Së bashku me shqetësimet më të gjera në lidhje me monitorimin dixhital të Katarit, ekspertët e privatësisë kanë shkuar aq larg sa u sugjerojnë pjesëmarrësve të Kupës së Botës të bëjnë kujdes dhe të mos lejojnë që aplikacionet e lojërave të kenë akses në celularët e tyre.

20 nëntori çel garën e madhe dhe unike. Lojërat e këtij viti po bëjnë histori si të parat që do të mbahen në Lindjen e Mesme dhe të parat që do të mbahen gjatë dimrit, por shqetësimet politike, sociale dhe teknologjike.