Google Pixel 7a vjen me kamer të dyfishtë dhe me karikim “WiFi” më shpejt sa e prisnim!

Këto janë disa përmirësime të mëdha, por duke marrë parasysh inflacionin dhe mungesën e rritjes së çmimit në Pixel 6a pranverën e kaluar, mund të kemi disa çmime më të larta.

Konkurrenca sa vjen e bëhet më e madhe përsa i përket paisjeve teknologjike në kompani të ndryshme. Sot do të ndalemi tek gjigandi i fuqishëm i kërkimit në internet, pikërisht tek Google Pixel 7a.

Google Pixel 6a i zbuluar në maj solli me vete dhe ankesa të mëdha, pasi mungonte ekrani me shpejtësi të lartë të rifreskimit. Duke marrë parasysh “ankesat”, pritet që Google Pixel 7 a të vijë me një panel FullHD+ 90Hz.

Kuba Wojciechoëski, është ai që zbuloi se konfigurimi i kamerës së Pixel 7a quhet “Pixel 22 Mid-range”, që do të thotë do të keni mundësi të realizoni super foto.

Pixel 7a do të ofrojë karikim me “wireless”, i cili mungonte tek Pixel 6 a. Theksojmë se shpejtësia e karikimit të Pixel 7a do të kufizohet në vetëm 5W.

Kujtojmë se Pixel 5a kishte një hapësrië kufjesh 3.5 mm, e cila u hoq nga 6a ndaj mbetet për t'u parë nëse Google do ta rikthejë atë me 7a.

Këto janë disa përmirësime të mëdha, por duke marrë parasysh inflacionin dhe mungesën e rritjes së çmimit në Pixel 6a pranverën e kaluar, mund të kemi disa çmime më të larta.

Zërat e fundit bëjnë me dije se Pixel 7a mund të prezantohet në fillim të vitit 2023.