Çdo ditë e më shumë ka një “boom” lajmesh lidhur me Twitterin. Duket se ekzistenca e Twitter është duke rrezikuar shumë. Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA ka deklaruar se shefi i ri ekzekutiv i medias social, Elon Musk “nuk është mbi ligjin”.
Pas reduktimit të madh të stafit Elon Musk dha urdhër absolut që nuk do lejohet më të punojnë nga shtëpia, një tjetër element që shtoi dhe më shumë pakënaqësitë.
Nga ana tjetër Elon Musk, CEO i Twitter, mësohet se u ka thënë punonjësve se nëse kompania nuk fillon së shpejti të gjenerojë më shumë para “falimentimi nuk është jashtë diskutimit për Twitter.
Shqetësimi tanimë është ngritur se Tëitter mund të mbushet me llogari të rreme. Dorëheqjet së fundmi dhe largimet nga kompania mund të rrisin rrezikun e shkeljes së rregullave të privatësisë nga Twitter.
Ajo që është dhe më me rrezik është deklarata e fundit e Douglas Farrar, Drejtor i Marrëdhënieve Publike të Komisionit Federal i Tregtisë; “Ne po ndjekim zhvillimet e fundit në Tëitter me shqetësim të thellë. Asnjë shef ekzekutiv apo kompani nuk është mbi ligjin dhe kompanitë duhet të ndjekin dekretet tona”.
Kujtojmë se firma u gjobit me 150 milionë dollarë në maj për shitjen e të dhënave të përdoruesve por tanimë duhej të pajtohej me rregullat e reja. Përveç gjobës, ajo duhej të pajtohej me rregulla të reja dhe të vendoste një program të përforcuar të privatësisë dhe sigurisë.