Mercedes Wedaa, ish-shërbyese e pronarit të Amazon Jeff Bezos ka ngritur akuza të rënda për të në një proces gjyqësor në gjykatën e Seattle. Ajo ka punuar për Bezoz nga viti 2019 – 2022, por duket se ka pasur vështirësi të mëdha përgjatë këtyre viteve, duke marrë parasysh akuzat që ngre. Sipas saj ajo ka përjetuar tmerre në vilën e tij.
Ish shërbyesja Wedaa është shprehu se miliarderi Bezos e detyronte të punonte 10 deri në 14 orë në ditë pa pushim, pa ngrënë dhe pa shkuar në tualet sepse asaj dhe pjesës së tjetër të stafit që punonte për pronarin nuk u lejohej të futeshin në shtëpi përveç se për të pastruar. Ajo rrëfen se ata janë detyruar që të shkojnë në tualet duke hyrë nga dritarja e dhomës së lavanderisë.
Ish -shërbyesja po ashtu akozoi dhe menaxherin i cili ishte racist sipas saj. Lidhur me këtë ka reaguar menjëherë avokati i miliarderit Bezos, duke hedhur poshtë akuzat, pasi sipas tij nuk kishin asnjë bazë dhe ishin të pavërteta. “Wedaa fitonte mbi gjashtë zero në vit dhe ishte kujdestarja kryesore. Ajo mund të menaxhonte lirshëm oraret e pushimit, të ngrënies si dhe kishte në dispozicion disa tualete dhe dhoma jo vetëm për të, por edhe për pjesën tjetër të stafit”.
Më tej avokati Harry Korrell shtoi se: “Wedaa u pushua nga puna për rënie të performancës”.