Një X7 me dy rrota elektrike

Një mjet alternativë, që do të të jap shpejtësinë e makinës, do të të bëj të shmangësh trafikun sikur të jesh në këmbë, do të kesh fleksibilitetin e një biciklete, pa lodhjen që ajo të shkakton.

Një mjet alternativë, që do të të jap shpejtësinë e makinës, do të të bëj të shmangësh trafikun sikur të jesh në këmbë, do të kesh fleksibilitetin e një biciklete, pa lodhjen që ajo të shkakton. 

 

Ja pikërisht këto tipare e bëjnë Monopatin elektrit Alfawise X7, të dizenjuar enkas për të rritur, mjetin ideal për të lëvizur në qytet. 

 

Me dizanjin e saj unik me palosje, ajo futet lehtësisht në bagazhin e makinës tëndë, me të cilin do të bësh distancat pak më të gjata, e lëvizjet brenda për brenda qendrës apo unazës i bën me Monopatin tënd elektrikë. 

 

20 km dhe 30 km/orë - kaq mund të arrish me një karikim e aq është shpejtësia maksimale, jo keq për një dyrrotak. 

 

Përpara se të mendosh të bësh tëndin një Monopat elektrik duhet të kesh parasysh disa gjera: 

Ec në rrugën e bicikletave, tashmë Tirana ka plot të tilla

TI ecën me 30 km/orë por nuk je me motorr, prandaj nuk do të të ndalojë asnjë policë për mungese kaskete e as për letrat e mjetit

Siguria jote mbi të gjitha, telefonin fute në cantë e mos ju përgjigjë asnjherë

Përgatitu, të gjithë do të habiten e do të të pyesin, cfarë është ai që po nget

 

Nëse do të kesh terezi përgjigju, në të kundërt thuaj të kërkojnë review tonë :) 

 

A edhe dicka, karikohet në shtëpi, njëlloj si celulari.