Vendimin ai zgjodhi ta njoftojë përmes një emaili.
“Në përpjekje për ta vendosur Twitter-in në një rrugë të shëndetshme, ne do të kalojmë përmes procesit të vështirë të reduktimit të fuqisë sonë punëtore të premten”, thuhet në email.
Ata që do të mbajnë vendet e tyre të punës do të marrin një email në llogarinë e tyre të punës, ata që pushohen nga puna do të marrin një njoftim në email-in e tyre personal.
Largimet e befasishme të punonjësve vijnë pasi u spekulua se Musk do të shkurtonte deri në 50% të fuqisë punëtore të Twitter, vetëm disa ditë pasi u bë kreu i kompanisë që ai bleu për 44 miliardë dollarë. Kjo mund të nënkuptojë humbjen e mijëra vendeve të punës, pasi kompania kishte më shumë se 7,000 punonjës në fund të vitit 2021 .
Twitter tha në email-in drejtuar punonjësve se zyrat e tij do të mbyllen përkohësisht dhe do të pezullohet e gjithë aksesi deri në një moment të dytë.
Musk tashmë kishte shkarkuar disa drejtues të lartë të Twitter menjëherë pasi mori kontrollin e kompanisë, duke përfshirë shefin ekzekutiv, , shefin e financave, dhe shefin e çështjeve ligjore dhe politikave të kompanisë.