Risi për Instagramin/ Algoritmi i ri i Meta sjell video dhe reels me cilësi

Ekipi inxhinierik i këtij aplikacioni ka përmirësuar katërcipërisht cilësinë e videos dhe këtë testim e ka ndarë Mark Zuckenberg në llogarinë e tij personale.

Instagrami është aplikacioni që numëron biliona përdorues dhe gjithmonë e më shumë sjell risi për të mbajtur pas vetes ndjekësit dhe ajo më e rëndësishmja për të shtuar vazhdimisht të tjerë...

Së fundmi Istagrami do vijë me një tjetër risi, pasi algoritmi Meta sjell video dhe reels me cilësi. Ekipi inxhinierik i këtij aplikacioni ka përmirësuar katërcipërisht cilësinë e videos dhe këtë testim e ka ndarë Mark Zuckenberg në llogarinë e tij personale. Në video vihet re qartazi cilësia se si ishte më parë dhe si do jetë në vijim.

Një tjetër anë pozitive e këtij algoritmi përveç cilësisë është dhe përpunimi më i shpejtë i videove për t’u postuar, sidomos në vendet kyçe ku lidhjet e internetit janë më të ngadalta.

Postimi i tij në Instagram ka marrë pafund pëlqime dhe komente, ku shtetas të huaj nuk kanë hezituar ta komplimentojnë apo t’i sugjerojnë të tjera risi për në vijim.