PayPal Holdings Inc (PYPL.O) ka ulur të ardhurat vjetore në pritje të një rënieje më të gjerë ekonomike që mund të ndikojë në shpenzimet e konsumatorit, duke bërë që aksionet e kompanisë së pagesave online të bien 11% ditën e enjte, datë 3 nëntor.
Parashikimi i rritjes prej 10% të të ardhurave vjetore mbi një bazë të rregulluar krahasuar me 11% më parë, ngjason me paralajmërimin e Mastercard (MA.N) për të ardhurat e tremujorit të katërt nën vlerësimet e parashikuara.
Në fund të tetorit Mastercard Inc (MA.N) u tërhoq kundër shqetësimeve për një ngadalësim të shpenzimeve konsumatore pasi një parashikim më i dobët se sa pritej për rritjen e të ardhurave për tre muajt e fundit të vitit nuk ndikoipozitiisht për firmën amerikane të kartave.
Aksionet ranë me 1% pasi kompania tha se pret që të ardhurat të rriten me "ritme të ngadalta", ndërsa analistët prisnin një rritje gati 15%.